E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Rakipi:Krimi dhe politika janë bashkë, janë një
Sot

Ylli Rakipi:Krimi dhe politika janë bashkë, janë një

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, deklaroi se politika është e inkriminuar prej 25 vjetësh në Shqipëri.

“Nuk është hera e parë që flitet për lidhjet e politikës me krimin. Kjo politikë është e inkriminuar në tërësi, në 25 vjet. Ky është një realtiet që po e përcjellim dita-ditës.” – u shpreh Rakipi.

Analisti foli edhe për rastin Tahiri-Sota-Habilaj, për të cilën lëshoi kritika të forta ndaj organit të akuzës.

“Asnjë avokat në botë nuk del në televizion që të mbrojë klientin e vetë. Duhet të dalë dikush dhe tu thotë shqiptarëve, si tërheqin 863 mijë euro një njeri brenda ditës. Dosja e Prokurorisë është qesharake. Është e pafalshme për institucionet e shtetit shqiptar, që nuk kanë materiale. Ne problemet na i zgjidhin vetëm të huajt. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka institucione të ligjit. Nuk ka dokumenta për Tahirin, nuk punojnë. Krimi dhe politika janë bashkë, janë një.” – shtoi më tej, Ylli Rakipi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.