Yuri KIM do të largohet nga Shqipëria?
Është kandidate për postin e ambasadores në Korenë e Jugut. Zbardhet çfarë shkruajnë mediat botërore
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria? “Korean Broadcasting System“, një prej mediave më elitare të Koresë së Jugut, ka bërë me dije diplomati Chris Del Corso thuhet se do të shërbejë si ambasador i përkohshë, por dikush duhet që t’ja zërë vendin.
Del Corso, gruaja e të cilit është me origjinë koreane, më parë ka shërbyer në misionin e SHBA në Korenë e Jugut për rreth katër vjet. Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në Shqipëri dhe ish-komandanti i forcave amerikane të Koresë Vincent Brooks thuhet se janë midis atyre që konsiderohen për postin.
Ministria e Jashtme bën me dije se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.
Ambasadorja Kim e nisi mandatin në janar të vitit 2020 dhe tashmë pas 3 vitesh ajo do të duhet të largohet me përfundimin e tij.
MEPJ ndonëse konfirmon në këtë mënyrë largimin e diplomates së propozuar nga Donald Trump nuk jep detaje se kush do të jetë pasuesi i saj.
‘Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente’, shkruhet në njoftim.
Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.
Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



