E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim, me prokurorët e SPAK-ut: Askush s’është mbi ligjin
Politikë

Yuri Kim, me prokurorët e SPAK-ut: Askush s’është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka ndarë këtë të martë një fotografi me prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson.

Kim shprehet se vlerëson prokurorët për profesionalizmin gjatë këtyre 3 viteve dhe inkurajon këtë institucion ligjor të vazhdojë të godasë krimin.

“SPAK-u po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush, sado i pasur apo i fuqishëm, nuk është mbi ligjin”, shprehet ambasadorja.

“Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tri viteve. Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë. SPAK-u po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë – siç besojnë edhe shqiptarët – që Shqipëria e ka vendin në BE”, shkruan ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.