E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim, thirrje autoriteteve: Zbatoni ligjet dhe rregullat në mënyrë të barabartë
Politikë

Yuri Kim, thirrje autoriteteve: Zbatoni ligjet dhe rregullat në mënyrë të barabartë

Ashtu siç pritej prej saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim nuk qëndroi indiferente në këtë ditë të rëndësishme, por ka reaguar për zgjedhjet lokale përmes përcjelljes së një mesazhi të qartë.

Pjesëmarrja në votime ishte pjesa e parë kyçe e mesazhit që drejtuesja e misionit diplomatik amerikan shpërndau në llogarinë e saj në Instagram, e shoqëruar më tej nga një apel i drejtuar autoriteteve.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave”, theksohet në mesazh.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, vazhdon ambasadorja.

Pak ditë më parë, ajo shprehur shqetësimin e saj mbi raportimet për shitblerje te votave. Nëse disa po thonë se po blejnë vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”,deklaroi ambasadorja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.