E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zagani i nxjerr ‘bojën’ , Rama fiksohet me karriken e thyer …
Sot

Zagani i nxjerr ‘bojën’ , Rama fiksohet me karriken e thyer …

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, tashmë në azil në një prej vendeve të BE, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në platformën “Telegram”.

Disa ditë më parë, kreu i qeverisë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit ju bashkuan rrjetit “Telegram”, njoftim i cili i shkoi çdo personi që ka numrin e Ramës.

Por e para gjë që i ka shkuar në sy Zaganit është fotoja e profilit të kryeministrit Rama, e cila është gjysmë bronzi.

BISEDA MES ZAGANIT DHE RAMËS:

Dritan Zagani: Kjo foto e profilit shumë e bukur. Fiks tregon karakterin tëndë siç je.

Edi Rama: Mëso shqip, mëso shqip dhe mos u zgërdhi me broçkullat që të nxjerr kamarja e gojës.

Dritan Zagani: Hahaha..je i madh fare..nga trupi se me mendjen ke ik andej nga nuk kthehesh me…dhe ta mendosh se je KM…sa poshtë ka rënë ai vend me një gënjeshtar mashtrues si ti. E hoqe karrigen e thyer o karigethyeri ynë.

Statusi i Dritan Zaganit

Kur karigethyeri KM e kupton gabimin dhe reagon fiks ashtu si edhe eshte, nje KARIGETHYER 😂😂😂😂.

Para disa kohesh nepermjet nje miku ne fb,kisha gjetur numrin e celularit te KM shkelqesise se tije Ramazonit te Surrelit,sepse doja vertet te hyja ne kontakt te bisedoj me te lidhur me sa ka shpifur per mua dhe punen time.Por si duket ne watsap ai e kuptoi nga numri i huaj se kush isha dhe kurre nuk me ktheu nje pergjigje,sado qe une i kisha shkruar thjesht nje kerkese korrekte per te biseduar.

Nga ajo kohe ka kaluar pak dhe e kisha harruar fare qe ne axhenden e celularit tim kisha te memorizuar numrin e tije,deri tani pak caste me pare kur ne aplikacionin “Telegram” me vjen nje sms qe aplikacioni dergon ne automatik se numri KM Rama eshte bashkuar ne kete aplikacion.

 

Nga kureshtja e hapa dhe shikoj ne foton e profilit dicka te cuditeshme,per me teper ne profilin e nje te gjati si ai,pra me pak fjale kishte vene nje karrige te thyer ne nje sfond boshlleku. Sa e pashe qesha me vete dhe nuk u permbajta pa i shkruar dy fjale per kete gje qe sipas meje ishte nje idiotesi dicka e tille, nisur edhe nga ajo qe ai perfaqeson, eshte KM i vendit dhe ka ne profil nje karrige te thyer😂😂😂.

Nuk kaluan as 5 minuta kur shkelqesia e tije duke kuptuar gabimin idiot qe kishte bere,si dhe duke mos e gelltitur dot verejtjen nga nje i pa njohur (jam i sigurt ta dinte kush jam sdo bente gabimin te me pergjigjej), jo vetem u pergjigj si idiot komplet,por edhe nderroi foton e profilit duke e zevendesuar karrigen e thyer me dy shkonja “KR”, ku ne fakt thjeshte mbeshteti budallallekun e asaj qe hoqi me nje idiotesi tjeter 😂😂😂😂😂😂😂.

Me pak fjale qe mos tu lodhe me duke treguar sa budalla e kemi kete shkelqesine e tije KM, pasi te gjithe tashme e dini,ju ftoj te nenqeshni edhe ju miq duke pare fotot per kete reagim te tije,megjithese mori masa i hoqi une ngelem polic qe i ruaj provat edhe kur kam te bej me budallenj 😂.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.