Zamira Cavo: Lërini të hanë kokat mes tyre, mos u përdorni më!

Opozita duhet ta kuptoje se me Berishen dhe LSI ne , nuk mund te heqin asnje kembe te karriges se Rames. Dhe e dini perse? Sepse sa here dalin ne ekrane dhe flasin “per popullin”, aq here e rifreskojne kujtesen popullore. Sot, sipas tyre, qenka vendi ne piken me te keqe se 97” kur Berisha I la e me pas I perdori parate e piramidave!
Sot sipas tyr,e vendi qenka me keq se sa kur u zune pronat nga “te fortet”, kur po keta te “forte” nuk paguanin asnje kacidhe per driten e ujin. Sot sipas tyre qenka me keq se sa ne kohen kur lumenjte u shkaterruan, pyjet u prene dhe plehrat na mbuluan.
Sot sipas tyre, qenka me keq kur plasi Gerdeci e u vrane njerez, apo kur u vrane ne bulevard njerez te pafajshem. Sipas tyre sot, qenka me keq se sa kur shteti as qe dukej gjekundi …dhe kur per Lazaratin thuhej “ Asht zgjedhje politike per me e lane..”
E sotmja eshte larg asaj qe deshiroj une, por eshte dhe shume larg asaj qe na ofruan ata qe sot kerkojne te na shtyjne serish te “ruajme” pasurite e tyre !
Dhe per te gjithe ju miq them me bindje: Lërini të hanë kokat mes tyre, mos u përdorni më! Nese duhet te ngrihemi le te behmi bashke kunder te gjithe elites se korruptuar shqiptar.
Por une e di qe kjo është utopi për aq kohë sa militantet nga të dy krahët I vërsulen atyre që ashtu si mua nuk pajtohen dot me këtë elitë politike 28 vjeçare duke I dhënë frymë të keqes së këtij vendi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



