E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detajet e mbledhjes së Këshillit të PD me dyer të mbyllura
Uncategorized

Zbardhen detajet e mbledhjes së Këshillit të PD me dyer të mbyllura

Takoni drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar ku fokusi ishte organizimi i protestës së 11 korrikut.

Deputeti Flamur Noka është shprehur se drejtuesit e PD-së,  Kryesise, Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë.

Ai ka thënë se duhet të takohen veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha, ndërsa ka theksuar se protesta më 11 korrik duhet të jetë madhështore.

“Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu ( Basha). Protesta e 11 korrikut duhet te jete madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri ynë është i burgosur politik pa prove,  fakte dhe akuze. Një regjim autokratik që të asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose te nxjerre jashte ligjit ate. Regjimi ka zgjedhur te burgos liderin tone. Degët e PD-se kane  grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fletëpalosje do te jene te gjitha pikat perse i ftojmë qytetarët në proteste. Do te realizohet dhe spoti i cili do te shpërndahet masivisht. Sensibilizimi është shume i rëndësishëm. Kryetaret e degëve, anëtarët e KK që janë pjese e grupeve te punës të jenë ne çdo rruge, takime me qytetare për t’i ftuar ata ne proteste. Ashtu sikundër vepruam ne protestën e 20 shkurtit”, mësohet të jetë shprehur Noka”, mësohet të jetë shprehur Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.