E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet drafti i Ramës për faljen e gjobave për vota
Uncategorized

Zbardhet drafti i Ramës për faljen e gjobave për vota

Rama në aksion për vota, fal gjobat e Covid-it, IKMT dhe AKU; zbardhet

Zbardhet drafti i PS: Falje gjobash për ndërtimet pa leje, pandeminë dhe AKU-n

Seanca plenare e sotme u ndez nga një draft i firmosur nga 40 deputetë të Partisë Socialiste, që propozon faljen e gjobave për disa kategori qytetarësh dhe biznesesh. Ligji, që pritet të miratohet brenda këtij viti, përfshin faljen e gjobave të vendosura nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, duke përfshirë edhe ato të vendosura gjatë pandemisë.

Sipas draftit të PS-së:

•Do të falen të gjitha gjobat administrative të vendosura nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024.

•Përfitojnë falje ata që kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje pa leje në zonat rurale për banesa ose objekte bujqësore.

•Gjithashtu, do të falen gjobat për shkelje gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, si dhe ato nga AKU për aktivitetet bujqësore dhe blegtorale.

Ligji prek mijëra qytetarë dhe subjekte, që për vite kanë qenë të ndëshkuar nga masat e ashpra të inspektorateve. Një nga rastet më të njohura është ai i Bojken Lakos, i cili u dënua për një ndërhyrje të vogël pa leje.

Lëvizje elektorale në prag të zgjedhjeve

Edhe pse PS e ka justifikuar këtë nismë si një akt “zemërgjerë” për të lehtësuar barrën mbi qytetarët, kritikët e kanë cilësuar atë si një manovër elektorale. Sipas Kodit Zgjedhor, faljet dhe shpërblimet e tilla janë të ndaluara në vitin zgjedhor, prandaj socialistët po nxitojnë ta miratojnë ligjin përpara fundit të 2024-s.

“Pse u kujtua PS tani për faljen e gjobave?” është pyetja që ngrihet nga opozita dhe analistët politikë. Përgjigjja duket qartë: qeveria është në kërkim të votave në zgjedhjet e ardhshme. Kjo falje nuk është një akt human, por një përpjekje për të blerë mirëbesimin e qytetarëve që deri dje janë telendisur nga gjobat, arrestimet dhe procedurat e zvarritura gjyqësore.

“Falje” me dyfytyrësi

Në një vend ku qytetarët kanë vuajtur për vite nga ligje të ashpra dhe selektive, një falje masive si kjo ngre pikëpyetje serioze për drejtësinë dhe barazinë para ligjit. A do t’u kërkohet falje atyre që u dënuan dhe u privuan nga liria për ndërtimet pa leje? Apo kjo falje vlen vetëm si instrument për të rritur numrin e votave?

Në këtë kontekst, qeveria duket se po hedh miliona për të joshur pensionistët, emigrantët dhe ata që janë gjendur në hall nga shteti, por pa adresuar thelbin e problemit: sistemin e padrejtë që fillimisht i dënon dhe më pas kërkon falje për vota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.