Ilir Meta bëri kurban Edi Ramën

Detajet e lojës së madhe që po luhet në orët e fundit
Gjergj Zefi
Edhe pse i bëri 88 votat për të kaluar kodet dhe ligjet që duan shumicë të cilësuar, mazhoranca PS-LSI duket se po udhëton drejt një destinacioni traumatik pas ditës së shtunë, kur pritet që Edi Rama të kthehet nga Zvicra Ilir Meta të ngjitet në zyrën e Kryeministrit, duke zbritur nga selia e kryesisë së Kuvendit dhe duke kaluar nëpër çadër.
Ilir Meta do tí paraqesë Edi Ramës dy kushte që sipas gjasave kreu i mazhorancës nuk do tí pranojë dhe që janë: një kabinet kujdestar në zgjedhje, pra qeveri teknike me kusht që Ilir Meta të jetë kryeministri i ardhshëm pas 18 qershorit.
Nëse Edi Rama nuk do të pranojë, siç dhe pritet, kondicionimin e Ilir Metës, ky i fundit pritet të dalë përpara mediave dhe të shpallë kundërshtimin e LSI-së për mënyrën se si PS po përballet me krizën dhe largimin zyrtar nga koalicioni me aleatin e 4 viteve.
Pas kësaj nisme do të krijohet një “Këshill për Shpëtimin Kombëtar”, ku Ilir Meta, Lulzim Basha, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehu, por edhe Koço Kokëdhima që nuk është deputet do të bëhen bashkë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë nëpërmjet një mocioni mosbesimi në Kuvend.
Ilir Meta shpreson të marrë dy votat e Blushit dhe Hafizit por edhe të ndonjë deputeti socialist që kreu LSI e shikon prej kohësh si mbështetës të tij.
Nëse ia arrijnë me vota rrëzimin e Ramës, ku po punohet shumë këto ditë fshehtas, (madje flitet që edhe largimi i beftë i Kadelit në spital ka të bëjë me një situatë të rëndë stresi) nga të dyja palët; Meta për të arritur 71 votat dhe Rama për të rrëzuar planin, kjo mazhorancë do të tentojë të zgjedhë Presidentin e Republikës.
Dhe pikërisht do të përdoren figura të majta për të zgjedhur në krye të shtetit, ku Arta Dade një kundërshtarre e flaktë e Edi Ramës, e cila nuk ka shpresë të rizgjidhet deputete është një kandidati potenciale, e cila mund të marrë edhe vota nga grupi socialist. Votimi për Presidentin bëhet i fshehtë.
Dhe pikërisht pas rrëzimi të qeverisë dhe nisjes së procedurave për Presidentin e ri, Ilir Meta dhe Lulzim Basha do të shpallin “Aleancën e Shpëtimit Kombëtar”, ku bëhen bashkë të gjithë ata që e shihin Edi Ramën si rrezik. Dhe me këtë justifikim, do të shpallet aleanca parazgjedhore PD-LSI dhe të vegjlit si një grupim i bashkuar kundër “së keqes”.
Pasi ta kenë rrëzuar Edi Ramën në dy beteja.
Por siç mësohet, Ilir Meta ka marrë parasysh edhe konsenguencat nëse dështon plani. Do të qëndrojë në opozitë, natyrisht me numra më të shtuar nga çdo të kishin marrë vetëm Basha e Meta, si një mënyrë e vetme për të ndërtuar një llogore apo një çadër të re postelektorale për tí qëndruar Edi Ramës, i cili nuk do ta ketë të lehtë të qeverisë, pasi kjo “aleancë” do të jetë obstruksioniste dhe jo bashkëpunuese në Kuvend.
Cili do të jetë synimi?
Partia Demokratike do të hynte në Kuvend që në kohën kur do të rrëzohej qeveria aktuale dhe do të pranojë votimin, duke përdorur presionin ose metodën “merr këtë ose jo” në zgjedhjen e anëtarëve të Koomisionit të Vettingut.
Në emisionin Top Story, Ilir Meta tha përballë Sokol Ballës që “nuk do të ketë vetting nga ndërkombëtarë por sipas Kushtetutës”.
Dhe ky është plani, anëtarët e PD-së në Komisionet ad-hoc nuk do të pranojnë propozimet e PS-së por do të blindojnë dhe insistojnë për kandidatët e miratuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Dhe kur në Komisionin Vettingut dhe atë të Apelimit do të zgjidhen njerëzit e dyshes Meta-Berisha, në gjyqësorin e ri do të rizgjidhen sërish shumica e kastës aktuale të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ndërkohë ngritja e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë Speciale që kërkon 84 vota shtyhet për pas zgjedhjeve.
Po nëse dështon plani?
Ilir Meta, sipas llogarisë që ka bërë është më i sigurtë në opozitë sesa në qeveri.
Në një qeveri me Edi Ramën pas 18 qershorit, thjesht një hetim të nisë ndaj Ilir Metës nga Prokuroria Speciale e bën që e gjithë LSI-ja të shkrihet si kripa në ujë dhe të gjithë asetin e saj ta marrë menjëherë Edi Ramë.
Ilir Meta po luan fort dhe egërsisht me të gjitha mjetet për të prishur planin e madh të SHBA-BE për të vënë drejtësi në Shqipëri.
Ai nuk ka besim tek partia e tij dhe synon tí vërë në provë menjëherë për të rrëzuar Edi Ramën në Parlament.
Këtu duhet pasur parasysh se LSI-ja ka në duart e saj jo vetëm Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve por të gjithë administratën e burgjeve në Shqipëri.
Madje ditët e fundit Meta ka shkarkuar disa nga drejtorët që i shikonte si jo besnikë.
Shkarkimi i drejtorit të policisë së burgjeve të emëruar nga Ylli Manjani, Petrit Koshaj, nuk ishte rastësi.
Pra po luhet një plan i tmerrshëm ku brenda janë shantazhi, kaosi dhe gjithçka tjetër, por Meta që e di mirë se Edi Rama është i përgatitur për gjithçka dhe ndoshta është edhe një hap para apo pranë, ngaqë ka edhe mbështetjen e dy fuqive të mëdha SHBA dhe Gjermanisë, ka bërë gati edhe planin C pra edhe nëse nuk e rrëzon dot, LSI-në do ta çojë në një “Aleancë Shpëtimi” me PD-në.
Një aleancë që do të ngrihet për të shpëtuar vetëm Sali Berishën dhe Ilir Metën nga “armagedoni” i antikorrupsionit./Pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


