E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vendimi i Kryesisë së Grupit të PD, ja porositë për deputetët në Parlament
Politikë

Zbardhet vendimi i Kryesisë së Grupit të PD, ja porositë për deputetët në Parlament

Në nisje të javës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar, që janë kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarët e komisioneve, për t’u orientuar me piketat ku do të fokusohet aksioni dhe diskursi i opozitës. Lulzim Basha ka porositur deputetët e tij se kryefjalë e çdo fjalimi të tyre duhet të jetë ajo që është quajtur nga selia blu si masakra zgjedhore.

Basha ka kërkuar që secili duhet të flasë me fakte dhe prova në Parlament për ndërhyrjet e jashtëligjshme që janë bërë në zgjedhjet e 25 prillit nga Partia Socialiste. Ndërkohë, më herët për këtë çështje në mbledhjen e Kryesisë së Grupit u shpreh edhe Flamur Noka, i cili pati rezerva për fjalimet e para të deputetëve në seancën plenare, ku, sipas tij, asnjëri nuk fliste për krimet zgjedhore.

“Këtu po diskutohet sikur jemi në një normalitet. Ka një javë që është përjashtuar historia e kësaj partie. E dyta, ti zotëri na ke ne dhe të gjithë kemi rënë dakord që është bërë masakra elektorale. Ne s’dëgjuam asnjë fjalë në Parlament. Ishte gjithë diktime. Ti na ke thënë që kemi një regjim përpara dhe regjimi nuk luftohet me diktime apo me hartime. Këtu duhet të caktojmë një strategji sesi do përballemi me këtë regjim. Duhet një strategji sesi do evidentojmë masakrën elektorale. Këtu s’po i dëgjoj këto”, mësohet të ketë thënë Noka.

Ndërkohë, në përfundim të takimit nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se opozita ka vetëm një synim, largimin e Edi Ramës, që sipas tij është armiku i vetëm i shqiptarëve. “Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament, pastaj do detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama. Me atë do luftojmë të gjithë, me strategji dhe me çdo mjet tjetër”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.