E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen institucionet ku SPAK ka akses për të verifikuar të dyshuarit
Uncategorized

Zbulohen institucionet ku SPAK ka akses për të verifikuar të dyshuarit

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani në raportin e tij në KLP ka bërë një analizë të punës së këtij institucioni. Ai u shpreh se gjatë hetimeve, përvec përgjimeve telefonike po aplikohen të gjitha mjetet e posaçme të hetimit përfshi dhe agjentët e infiltruar.

Sipas Dumanit, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Dumani renditi të gjitha institucionet ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë siç janë:

Gendja Civie, Kadastra, drejtoria e Burgjeve, regjistri i llogarive bankare, DPSHTR,
regjistri noterial shqiptar, regjistri i pronave përfituese, sistemet e policisë së Shtetit, gjobat, raporte e statistike, Teams.

“Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësine për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi kreu i SPAK.

Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë”.

“Në perdiudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë.

3 procedime penale me 3 të pandehur prokurorë
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur ish zv ministër
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur anëtar i KPK
4 procedime me 4 të pandehur ish kryetarë bashkie”, tha Dumani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.