Zbulohet kur do të mbahet seanca e radhës për Fatmir Mediun në GJKKO
Shtyhet sërish seanca në GJKKO për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet në datën 9 maj.
Shkak u bë kërkesa e prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet.
Avokatet e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashkrimi. Sipas tyre, kanë kaluar 12 vite nga fakti penal, ndaj sipas tyre Mediu nuk mund të merret i pandehur.
GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Kujtojmë se SPAK-u e akuzon atë për “shpërdorim detyre” në dy raste, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



