E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet strategjia e zezë e Edi Ramës për të sjellë plehrat e Europës në Shqipëri
Sot

Zbulohet strategjia e zezë e Edi Ramës për të sjellë plehrat e Europës në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë publike sot strategjinë e Edi Ramës për të sjellë plehrat e Europës në Shqipëri dhe për ti ricikluar këtu.

Vasili shkruan se Kina, nuk i pranon më plehrat e Europës dhe Edi Rama ka pranuar me gjithë qejf që ti marrë në Shqipëri, në këmbim të parave.

Ja çfarë shkruan në Facebook, Petrit Vasili:

Zbulohet strategjia e zezë e kryeministrit për riciklimin e plehrave në Shqipëri.

Shqiptarët mbeten pa gojë muaj më parë kur kryeministri që kishte firmosur si të parin vendim të tij ndalimin e importit të plehrave, papritmas e gëlltiti e harroi dhe miratoi në qeveri një ligj për importin e plehrave, por që u bllokua në parlament.

Strategjia e zezë e kryeministrit për importimin e plehrave është shumë më e qartë sot…..

Kina vendi ku riciklohen 85% e plehrave të Europës ka vendosur reduktimin drastik të 24 kategorive të mbetjeve të ngurta duke përfshire letrën plastikën, tekstilet.

Ministria e Mjedisit të Kinës thotë: “Ne kemi konstatuar sasi të mëdha mbeturinash me cilësi të dobët, madje edhe me mbetje të rrezikshme, që janë të përzjera me mbetjet e ngurta. Kjo gjë ndot seriozisht mjedisin në Kinë”.

Europa pra është në hall për riciklimin e plehrave, por edhe për asgjësimin ilegal të mbeturinave të rrezikshme.

Kryeministri ynë, që nuk ka asnjë merak se mjedisi në Shqipëri do të shkatërrohet, boll që ai të bëjë para’ u vetëofrua për ta bërë vendin tone gropën e plehrave të Europës dhe te trafikimit kriminal të mbetjeve të rrezikshme.

Kryeministri jo vetëm e beri ligjin për importin e plehrave, por dhe e mbrojti si asnjë ligj tjetër për muaj e muaj të tërë duke çuditur të gjithë për zellin e tij të palodhur, kaq të madh e të habitshëm të pashfaqur kurrë më parë për ndonjë çështje tjetër.

Beri gjithçka kryeministri edhe për të mbyllur skandalin e 1300 konteinerëve me mbetje të rrezikshme që kaluan në Shqipëri nga 2014-2016 të denoncuar gjerësisht nga mediat italiane, çështje shumë e rëndë e pazbardhur akoma edhe sot, por që nën driten e fakteve të reja edhe zbardhja e saj është afër….

Për këdo, qytetarë, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar, ambientalistë etj., është shumë e qartë si drita e diellit se kryeministri është i gatshëm ta shkatërrojë këtë vend, duke jua lënë të keqen pa kthim edhe brezave që do të vijnë pa ndjerë asnjë dhimbje, ndaj duhet ndalur sot, pasi nesër do të jetë shumë vonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.