Zemërimi i Arian Galdinit me mediat: I quan Gestapo Mediatike.
Pedagogu dhe politikani i opozitës Arian Galdini ka shpërthyer keqazi në zemëratë me mediat shqiptare.
Ai i quan ato llum që i shërbejnë llumit.
Galdini thotë se sot ka përjetuar një gestapo të vërtetë mediatike.
Ja çfarë ka shkruar Kryetari i LDE Arian Galdini në profilin e tij në facebook:
Një përvojë për mos tu harruar kurrë.
Miq,
A doni ta kuptoni të vërtetën në këtë vend?
Ja ku po jua shpjegoj.
Sot, kam përjetuar Gestapon Mediatike shqiptare.
Mallkimi i Shqipërisë janë mediat shqiptare, Televizionet, gazetarët, analistët tanë.
Organizuam sot një Tryezë me së paku 8 parti opozitare joparlamentare të së djathtës dhe qendrës së djathtë.
Kishte edhe shumë përfaqësues civilë dhe të grupeve të interesit.
Tryeza ishte me vlerë të vyer për demokracinë shqiptare dhe me interes për publikun sepse njerêz publikë dhe parti politike kumtuan mesazhe dhe morën vendime.
Unë vetë personalisht, kam njoftuar absolutisht çdo media e gazetë, portal e radio. Gjithëkënd.
Dhe a e dini sesa TV e media kishim në aktivitetin tonë për të pasqyruar Tryezën tonë?
Asnjë.
Absolutisht asnjë.
Unë e kuptoj kur nuk vijnë dot të gjitha, pra vijnë vetëm disa.
Kuptoj edhe kur vjen vetëm 1 TV apo media…
Por asnjë, absolutisht asnjë media, këtë nuk e kuptoj dot.
Pra, të TVtë e majta dhe mediat e majta i kuptoj se i ndalon Qeveria e nuk kanë interes.
Por ato pak media opozitare, kush i ndalon?
Asnjë media. Asnjë.
Kini parasysh se mediat i kam njoftuar personalisht unë Arian Galdini, person publik dhe Kryetar Partie.
Kini parasysh se mediat i ka njoftuar edhe Artur Roshi, person publik dhe Kryetar Partie.
Dhe asnjë media, absolutisht asnjë nuk erdhi.
Rrofshin mediat sociale, facebook, youtube, etj.
Sepse TV dhe mediat në Shqipëri janë turp dhe turp dhe turp i pafundëm.
Falenderoj vetëm Standart, Koha Jonë, CNA dhe Artur Nura që si portale na kanë pasqyruar.
Turp për çdo TV shqiptar.
Ku është ai TV gjoja i lirë opozitar Fax News? Ku?
Ku janë Ora News, News 24, Ku? Po Report TV, po A2?
Apo duan pagesa apo urdhëra?
Turp të kenë.
Pikë.
Janë thjesht pjesë e fëlliqësisë që mban llumin e këtij sistemi gjallë.
Duhen shkallmuar bashkë me Sistemin.
Kur të shihni TV sot apo lexoni gazetat nesër, kujtohuni miq se një Tryezë me Parti Politike të Djathta është mbledhur.
Por e dini pse nuk e shihni dot në TV apo nuk e lexoni dot në gazeta?
Sepse është Tryezë me të vërtetë e lirë, e njerëzve të lirë.
Ja pse nuk më shihni mua më në TV.
Ja pse nuk shihni askënd të lirë më në TV…
Sepse të gjitha mediat, absolutisht të gjitha janë me pagesë apo nën urdhërat e llumit politik majtas e djathtas.
Kaq.
ps: Jam i lumtur që jam i lirë. Jam i lumtur që nuk bëj lajm në mediat llum që i shërbejnë llumit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



