E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zemërimin nuk kam me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur por me veten time
Sot

Zemërimin nuk kam me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur por me veten time

Erion Kristo, pedagog dhe aktivist, shpreh përmes një rrëfimi të shkurtër gjithëçfarë mendon rreth këtij izolimi që vazhdon edhe këtë fundjavë 23 maji.

Ai thotë se donte të shkonte nga liqeni por një gjë e tillë ishte e ndaluar. Zemërimin, profesori e shpreh në mënyrë origjinale përmes këtyre rreshtave.

“Sot doja të dilja një shëtitje nga liqeni. Ishte e pamundur. Nuk lejohej. Mbeta aty te shkallët me zemërim në gji. Zemërimin nuk e kisha as me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur. Zemërimin e kisha me veten. Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni. Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm. Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t’i kisha prapa në mbështetje. Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve. Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin. Mijëra njerëz të mbetur pa punë. Mijëra biznese të falimentuara. Mijëra të rinj të pashpresë. Dhe pikërisht aty i them vetes: pse i mërzit njerëzit? Boll të mërzitur janë. Mbaji për vete mendimet e tua. Kujt i duhen? Pse fut helm në shpirtin tënd? Kthehu në shtëpi dhe shtrihu në divan. Dhe pikërisht këtë bëra. Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet. Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti. Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar. Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë. Ç’të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë”, shkruan Kristo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.