‘Zemra ime është gati të shpërthejë’, këngëtarja shqiptare surprizohet nga i dashuri
Ndonëse lidhja e tyre, po vazhdon në distancë, Paul Klein di si ta surprizojë të dashurën e tij.
Dua Lipa po shijon sukseset e njëpasnjëshme dhe aktualisht po zhvillon një turne në Europë, larg familjes dhe sigurisht edhe larg partnerit të saj, por kjo nuk përbën aspak një pengesë për Paul Klein. Pa pasur ndonjë arsye, (të paktën nuk dimë që ka ditëlindjen apo ndonjë përvjetor) Paul ka gëzuar Duan duke i dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq dhe një shampanjë “Veuve Clicquot”.
“Paul Klein je perfekt. Zemra ime do të shpërthejë. Të faleminderit”, shkruan Dua në foton e postuar në profilin e saj në Instagram.
Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për këngëtaren, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga jeta personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


