E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhje pa parti programore
Sot

Zgjedhje pa parti programore

Gent Kaprata

Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa parti që konkurojnë më projekte reformash të kuvenduara me qytetarët.
As këto zgjedhje nuk e realizuan ëndrën bazike të atyre qytetarëve, të cilët e presin demokracinë nga ndonjë ndërhyrje qiellore. E kam fjalën, presin t’ju vij nga qielli një udhëheqës i frymëzuar nga parime të ‘moralit të krishterë’. Ti dojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në vetmohim; të punojë natë e ditë për të mirën e të varfërve e tu mbaj dorën të fortëve; të mos u grabisi paratë publike e pronat private; ti pasurojë e të prodhojë të mira për ta, sic mund të na e përshkruante Nietzsche (Nice) një udhëheqës të tillë me arsyetimet e librit ‘Gjenealogjia e Moralit’. Për këtë fakt evident (ëndërdështimin) janë koshientë një pjesë e madhe e shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër do ndërgjegjësohet përgjatë këtij mandati qeverisës.

Kështu ka ndodhur për 27 vjet, dhe kështu do vijojë përsa kohë e shohim cështjen e politikës si cështje të moralit individual të liderit dhe jo bashkëkuvendim , të partive dhe shoqërisë, për të konceptuar reforma ekonomike e shoqërore!
Sigurisht që, filozofi gjerman i shekullit të 19-të Friedrich Ëilhem Nietzsche nuk e shkroi librin e tij për të na treguar sesi moralisht duhet të jetë një lider. Ai e shkroi për të treguar se përqasja ndërkulturore është përqasja më e rëndësishme për të arritur në një përfundim të saktë. Sidoqoftë, nëse e huazojmë këtë tezë Niceane në shërbim të cështjes për të cilën po flasim, na del se të kërkosh ‘liderin më të ndershëm se të tjerët’ është një dështim i sigurt për një shoqëri. Sepse, si në dimensionin kohor edhe në dimensionin individual (të individëve që e përbëjnë), shoqëria nuk ka një moral të unifikuar.

Cka e bën të pakuptimtë dhe jo produktive të kërkojmë liderin e premtim-mbajtës duke larguar liderët që na zhgënjejnë! Nga ana tjetër, nëse bëjmë një rezyme minimaliste të diskursit diferencues midis dy partive kryesore përfshirë partitë mbushëse (aleate) të tyre në këto 27 vjet, do dallojmë se të gjithë tezat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me politikën.
Përjashto tezën antikomuniste të PDs 1991, të gjitha kanë qenë parapolitike apo jashtëpolitike. ‘Antikomunizmi’ dhe ‘antikorrupsioni’ kanë qenë tezat bazike, por në asnjë rast nuk krijonin diferencë politike midis partive. Secila parti, për 27 vjet, ka akuzuar të tjerat si komuniste e të korruptuara. Pjesa tjetër e ‘fushatës negative’ është dominuar nga ngjarjet më tragjike për kombin dhe vendin: firmat piramidale; vrasja e z. Hajdari; Gërdeci; 21 janari, të cilat gjithashtu nuk përmbanin asnjë thërmijë ideje sesi partitë mund ta ndryshonin për mirë ecurinë e shoqërisë.

Mirëpo, ky diskurs jo vetëm ka prodhuar të kaluarën dhe të sotmen, por po na projekton edhe të ardhmen, sepse është ky diskurs që ka strukturuar partitë! Njësimi i politikes me partiaken duke mënjanuar nga politika tezat për zhvillim të intelektualëve, dhe diskursi populist i premtimeve parazgjedhore janë plotësuese në formësimin e partive si bashkësi njerëzish besnik ndaj kryetarit.
Është kjo mishelë që prodhon struktura partiake të tejmbushura me njerëz që nuk kanë vetëdijen minimale politike. Është e kuptueshmë se në partitë ku pushteti kërkohet ‘se kundështari është më i keq’ dhe në struktura partiake ku karriera ndërtohet me besnikëri ndaj kryetarit dhe jo në besnikëri ndaj tezave, njerëzit që mbajnë premtimet e tyre nuk i duhen kujt. Dhe në këtë kuptim të kërkosh ‘liderin më të ndershëm se të tjerët’ është një pamundësi e plotë shkencore.

Është kjo arsyeja pse ka ardhur koha të braktisim këtë model të vjetër dhe të ndërtojmë një model të ri. Modelin e transferimit të sovranitetit nga i përfaqësuari te përfaqësuesi nëpërmjet projekteve të dakortësuara më parë midis të dyja palëve në marrveshje. Për të dhënë një shembull praktik sesi mund të funksiononte, dhe përparësitë e implementimit të këtij modeli do vëzhgojmë premtimin më të cuditshëm, më të pamundshmin për realizim, por edhe më intriguesin në këto zgjedhje.

Premtimin se ‘fëmijët 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla’, të cilin z. Basha e hodhi si fishekzjarr në qiellin e ‘Republikë së Re’. Le të imagjinojmë për një moment që PD, në 44 muajt e opozitës, në vend të diskursit përsëritës e lodhës për koncensionet, kanabisin dhe cështje të tjera jashtë politike (përgjithësisht të drejtësisë), të trajtonte këtë tezë me publikun e gjerë. Në kuvendime të hapura t’ju shpjegonte qytetarëve se kush ishte problemi konkret; sesi ky projekt do të adresonte problemin pa krijuar të reja; se sa do të ishin kostot publike dhe përfitimet private e shoqërore të tij, dhe në këtë kuvendim të ishte e hapur për modifikime të projektit nga qasje alternative. Më tej, le ta shtrijmë këtë ushtrim të imagjinatës për të gjitha premtimet elektorale. Përfundimi praktik do të ishte se qytetarët nuk do të shtrëngoheshin të votonin ‘timonierin e vetëm’ apo ‘politikanin europian’, por projektet që tashmë do të ishin të tyret po aq sa të partive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.