Zgjedhjet e 14 Majit/ Këlliçi tregon sloganin e fushatës,…
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi pa humbur kohë ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke zbuluar kështu edhe sloganin etij, i cili është “Fitojmë Tiranën”.
Këlliç ka zhvilluar takime ku dhe ka bërë me dije se ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dh eanagzhimi me shoqatën “Tirana” dhe kryetarin e saj Arben Tafaj.
Këlliçi siguron që kjo shoqatë do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.
“Sot nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.
Jap garanci të plotë se Shoqata “Tirana” do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.
Shoqata “Tirana” do të mbështesë fushatën #FitojmëTiranën për t’i dhënë kryeqytetit një model të ri administrimi.
Falenderoj për mbështetjen Shoqatën Tirana!
Bashkë #FitojmëTiranën!”, shkruan Këlliçi./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



