E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 14 majit/ Një listë të përbashkët edhe për Këshillat?
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Një listë të përbashkët edhe për Këshillat?

Meta: Kandidatët nuk janë Berishës, por të qytetarëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat u shpreh se Primaret kanë nxjerrë kandidatë të mrekullueshëm.

I pyetur nëse edhe për Këshillat do të jenë me një listë të përbashkët, Meta tha se me ish-kryeministrin Sali Berisha kanë arritur një marrëveshje historike, duke shtuar se kandidatët nuk janë Berishës, por të qytetarëve.

“Pa rimëkëmbjen e arsimit , pa mbështetjen e mësuesve, kërkimit shkencor ky vend kurrë nuk mund të ecë. Kandidatët janë të primareve, një proces që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë dhe u aplikua me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që për të mbijetuar ka vetëm korrupsionin, procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë, tashmë kanë nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve. Nuk ka më hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët të regjistrohen më 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët. Kudo ku shkoj vetëm entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Veç garës për kryetar të bashkive është edhe gara për këshilltarë bashkiakë.,”, tha Meta.

Pyetja: Në listë të përbashkët edhe për këshillat?

Meta: Kemi marrëveshje historike me PD. Vetë qytetarët do të vijnë të flasin për problemet që kanë ndeshur apo edhe që mund të kenë në të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.