E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet/ Lleshaj i bën apel Policisë, ka edhe një paralajmërim: Askush…
Politikë

Zgjedhjet/ Lleshaj i bën apel Policisë, ka edhe një paralajmërim: Askush…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka dhene mesazhe te qarta sot per kreret e policise, prefektet dhe cdo efektiv te jene te palekundur ne detyren e tyre per mbrojtjen dhe garantimin e te drejtes se shqiptareve per te zgjedhur.

Gjate mbledhjes se sotme me anëtarët e Task Forcës Qendrore, Prefektë, Drejtore te policise, atyre te Kufirit dhe përfaqësues nga Task Forcat Vendore, lidhur me punen dhe ecurinë e luftës kundër kultivimit të kanabisit, Lleshaj eshte ndaluar posacerisht edhe ne zgjedhjet qe po afrojne.

lleshaj

“Duhet të garantohet mjedis i sigurt për zgjedhje, cdo drejtues dhe polic të jetë i angazhuar dhe motivuar që procesi të zhvillohet sic duhet. Roli i tyre është jashtë e përtej palëve, asnjë peshë politike, eshtë e ndaluar cdo përfshirje politike e cdo punonjësi të policisë. Detyra e vetme është të sigurojë mjedis të sigurt dhe detyrat specifike për zhvillimin normal të fushatës sa i takon sigurisë”- tha Lleshaj.

Sipas tij, ‘policia është aty për detyrën e saj si strukturë e shtetit jo e partive, e papërfshirë me partitë por shumë e qartë dhe e vendosur që ligji të mbizotërojë në cdo skaj të vendit dhe askush të mos ketë mundësi të interferojë në një proces që i takon shqiptarëve’.

“Zgjedhjet si institucion qëndrojnë mbi kryeministrin, presidentin, ministrin, e këdo. Zgjedhja si institucion është mbi këdo dhe askush nuk duhet të ketë shans që të mendoje apo veprojë kundër integritetit të një procesi që është thelbi i demokracisë dhe kushtetutës së vendit”- perfundoi ministri i Brendshem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.