E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit/ Meta: Mundësia që Kukësi të rivendos dinjitetin e tij më 24 shtator
Uncategorized

Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit/ Meta: Mundësia që Kukësi të rivendos dinjitetin e tij më 24 shtator

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur lidhur me përfaqësimin e kësaj force politike në zgjedhjet që do të zhvillohen për kryetarin e Bashkisë Kukës.

Në një deklaratë për mediat ai tha se PL ka pasur si qëllim përballjen me këtë qeveri aktuale dhe jo marrjen e bashkive.

Sa I përket Kukësit ai u shpreh se është mundësia që Kukësi të rivendos dinjitetin e tij

Pjesë nga pyetjet dhe përgjigjet e Metës gjatë një deklarate për mediat:

A do ta mbështetni një kandidat të Partisë Demokratike në Kukës?

“Ne pas asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Sa ju përket zgjedhjeve lokale është bërë e qartë certifikimi I masakrës elektorale të 14 majit. Partia në pushtet ishte bërë njësh me shtetin, me krimin, me policinë kundër qytetarëve shqiptarë.”

Ju si Parti e Lirisë nuk keni ndonjë pretendim ndonjë kandidatur tuajën?

“Ne nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat për Bashkinë e Kukësit dhe nuk kemi pasur asnjë insistim te të gjithë bashkitë. Qëllimi ynë është të jemi ballë kësaj qeverie. Është mundësia që Kukësi të rivendos dinjitetin e tij të cënuar nga manipulimi I zgjedhejve të 14 majit.”

Si do të jeni të organizuar në aksionin politik në shtator?

“Kjo është një çështje e karakterit Teknik. Deputetët tanë kanë qenë balklë qëndrimeve të vendosura opozitare duke bashkëpunuar me të gjithë ata që janë përballë qeverisë. Do të ketë një internsifikim të të gjithë të zgjedhurve tanë në Këshillat Bashkiake.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.