E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjidhet kryetari i komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj fiton mandatin/ Shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuq e zi
Politikë

Zgjidhet kryetari i komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj fiton mandatin/ Shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuq e zi

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit. Tani shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuqezi.

Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, u mbajtën zgjedhjet vendore ku garuan katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.

Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinënga Podgorica, katër vite më parë. Nik Gjeloshaj, mori mandatin e dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”. Ai ka mbledhur pjesën më të madhe të forcave politike shqiptare në Mal të Zi.

Këto zgjedhje ishin si shumë të rëndësishme në komunën që mbizotërohet nga shqiptarët për shkak edhe të klimës jo fort të mirë kohët e fundit dhe trysnisë anti-shqiptare.

Për këtë, nga Amerika, mbërritën me qindra shqiptarë, vetëm për të marrë pjesë në votime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.