E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarret e fuqishme në Greqi, BBC flet  për viktima
Uncategorized

Zjarret e fuqishme në Greqi, BBC flet për viktima

Prej 4 ditësh Greqia është në luftë me zjarret, ku gjatë ditës së djeshme u raportua për 18 trupa të pajetë, të cilët u gjetën në zona pyjore të Greqisë veriore.

Sipas raportimeve dyshohet se personat që kanë humbur jetën janë emigrantë.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.

Në perëndim të Athinës, disa magazina u përfshinë nga flakët në një zonë industriale në Aspropyrgos dhe afër autostradës Attica, qielli u errësua nga tymi.

Dy punëtorë shqiptarë i thanë BBC-së se nëse helikopterët do të kishin mbërritur në kohë do të kishin mundur të shuanin zjarrin.

Rreth mesditës së martës një zjarr i dytë i madh ka rënë në krahun e kundërt të autostradës në fshatin Fyli. Gjysmë ore më vonë banorët morën një mesazh në celular nga numri i urgjencës 112, ku njoftohen për evakuim të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.