Me sa e keni, kilen e denglave..?!
Enkelejda Veliu
Brenda, nje harku kohor te shkurter, kam pare dy video..
Nje djale qe dhunonte nje qen..dhe nje tjeter video, me dy djem te rritur, qe dhunonin nje te moshuar..
E moren..e lidhen.. e varen ne vinc dhe e hodhen ne liqen..
Dhe kurioze, pasi u publikuan videot, isha per reagimet..
Per qenin, u shkul dynjaja..
Ta marrim..ta presim.. ta therim..ta shqyejme dhe mallkime pa fund..per nje vogelush jetim..
E ne fund te fundit, ishte thjesht nje femije, qe kurre skish marre dashuri..
Njerezit e varfer, nuk i do kush..
E nejse..
Kalojme te historia tjeter..
Prisja nje reagim edhe me te madh..
Nje reagim njerezor..me njerez qe shajne dhe mallkojne..
Dhe doja te shihja dhe lot..
Por hic..
Postimi, ne te njejten faqe..kishte nje numer te vogel pelqimesh…
O zot..
Njerezit, u indinjuan pafund per qenin..dhe as ua ndjeu se ci bene djemte, nje te moshuari..
Ne nuk duam askend..dhe nuk na dhimbset askush..
Jemi shnderruar ne zombi..
Jemi vec ca njerez te vegjel, ku telefoni, po e ben boten tone, edhe me te te vogel..
Pa ngjyra…
-Me falni..me sa e keni kilen e denglave..??
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



