Zoti Basha ti e di vetë, por hidhi një sy UKT-së, sepse Tirana është pa ujë
Tani Basha i di vetë punët e veta!
Nuk ka nevojë as për këshillat tona as gjë. Se shyqyr është edhe ai Henze tani.
Po Henze nuk jeton në Tiranë se.
Shumë mirë që dogji mandatet, shumë mirë që nuk hyri dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën. Që denoncon këta kriminelët e Ramës etj etje. Siç thotë ai janë të gjitha.
Por ka edhe një problem tjetër:
Një pjesë e mirë e kryeqytetit nuk ka ujë në rubinet që prej 60 ditësh. Ka maksimumi 30-60 minuta në ditë. Pse mos ngrejë Basha një grup pune, 2-3 vete, të bëjë një investigim të vogël, nuk merr më shumë se 2 ditë kohë. Ky kryetari i bashkisë që të shet gomarin për kalë me propagandën e tij, rriti çmimin e ujit duke thënë se do ketë ujë 24/24, deklaroi ujsjellësin me fitime kolosale vetëm një vit më parë. Bëri një tentativë ta jepte me konçension madje ujsjellësin (kam një shkrim për këtë). Të gjitha këto kanë një konkluzion, ujë nuk ka prej 69 ditësh në lagje të tëra. Ore paratë ku shkojnë? Tregoju pra robve si vjedhin këta dhe sa të paaftë janë të menaxhojnë pushtetin.
Kjo i jep shumë pikë Bashës nëse do ta bënte, jo vetëm kaq, por është detyrë e opozitës ta bëjë. Po ja mo, 4-5 ditë dhe do thirrësh njerëz për protesta në Tiranë, pse ti marrësh nga Shkodra e nga Korça me autobuza, bjeri shkurt, merri në Tiranë. Beji këto se vijnë vetë robt të të mbështesin pastaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



