E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv.kryeministri i Kosovës debat me Ramën:Të thuash Shqipëria s’ka oligarkë është njëlloj sikur s’ka det”,?
Politikë

Zv.kryeministri i Kosovës debat me Ramën:Të thuash Shqipëria s’ka oligarkë është njëlloj sikur s’ka det”,?

Zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se të thuash që në Shqipëri s’ka oligarkë është njëlloj sikur të thuash s’ka det.

“Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama. Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varefëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes. Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë”, shkruan Abazi.

Ndërkohë, për këtë deklaratë të zv.kryeministrit të Kosovës, Rama është pyetur live gjatë një interviste për televizionin T7 dhe ka thënë se nuk e njihte fare Haki Abazin.

“Kush është Haki Abazi se unë nuk e njoh. Kur paska vajt puna edhe zëvendëskryeministri akuzon shpif në këtë mënyrë niveli është poshtë fare”, tha kryeministri Rama.

Më heret

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një aktivist kosovar në emisionin Pressing, për shkak të shembjes së Teatrit. Në fillim të fjalës së tij, aktivisti e akuzoi kryeministrin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe artistëve.

rama me aktivistin

“Ajo që kemi parë nuk hyn te dhuna, pa më thuaj si mund t’i nxjerrë policia, duke qeshur, një grup që e mbanin peng godinën prej dy vitesh e ca?”, tha Rama.

Ndërkohë që debati vijoi me replika, aktivisti i kujtoi shtëpinë kryeministrit shqiptar.

Rama: E di ti ku bie Surreli?

Aktivisti: Di që është mjaft luksoze

Rama: Nga e di ti shtëpinë e luksin e shtëpisë time, çfarë shikon ti kur sheh shtëpinë time? Kur ke ardhur ke parë që janë gjysëm milioni shtëpia me dy a tre kate? Më tregon mua shtëpinë ti në Surrel, Surreli është katund,e po të vish këtu do shohësh që ka shtëpi dy e tre katër katëshe private ndërkohë që shpia ime që ty të duket shumë luksoze që Saliut i duket bunker, se luks me bunker s’ka, duhet ta ndani këtë përcaktim, është shtëpi e imja, që do të thotë s’mund të jetë si shtëpia jote e të tjerëve, se unë kështu jam, jam cik ndryshe nga ju. Se është bërë modë këtu dalin lloj lloj personazhesh e flasin në emër të popullit, pa fakte.

Aktivisti: Më të paedukatë se ti s’ka

Rama: Unë s’të njoh por mënyra jote e të folurit s’ka pikën e edukatës, se ti merr fjalën e akuzon, e di ti çdo të thotë ti thuash tjetrit grabitës? Ja dhe një brockull tjetër e një njeriu të paditur e të paedukuar, fakti që ti e disa si ti flisni sikur jeni protektorët e publikes..

Aktivisti: I ke dhënë tokë publike oligarkëve.

Rama: Më fal ti bën akuzë i ke dhënë privatëve tokën publike privatëve, miliona lekë, ka mundësi ta nxjerrësh një fakt?

Aktivisti: Ju pyeta që prapa këtej maskarade nuk qëndron zhvillimi kush ju beson juve.

Rama: Ti ke dalë këtu se ke merak se mua nuk më besojnë?

Aktivisti: Juve regjimi juaj po i dhunoni, mua ma kanë thënë kolegë të mi në Tiranë.

Rama: Mbështeti se mendje e atyre je në këtë corbë që keni gatuar, ju skeni lidhje me teatër, se ti dukesh nga Surreli në Prishtinë që s’ke shkuar në teatër ndonjëherë e s’di ku bie teatri nga pikëpamja e aktivitetit teatror.

Ndërsa në emision ju thanë deklaratat e bëra nga zv kryeministri i Kosovës Haki Abazi për shembjen e Teatrit, Rama tha:

“Që zv.kryemiistri i Kosovës apo kryeministri i Kosovës të bëjnë akuza, kjo është shumë e rëndë, është njësoj si unë të cohem tani e të bëj akuza në Kosovë, nuk e coj nëpër mend as në ëndrrën time më të keqe.

I kërkoj falje atij djalit se është vetëm një përcues i atyre që ia kanë thënë. të kërkoj falje o djalë se je viktimë e paditurisë tënde.

Aktivisti: Unë jam informuar prej aktivistëve në Tiranë, kërkoji falje atyre që po i mban në burg sot.

Rama: Ti mos ndërhy djalë, se të kërkoj falje se kur paska vajt puna që edhe zv kryeministri i Kosovës ku akuzon e shpif në mënyrë kaq banale atëherë niveli është poshtë fare

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.