E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda për Daily Mail
Uncategorized

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda për Daily Mail

abloidi britanik ”Daily Mail” ka botuar brënda ditës tre shkrime për fëmijët e pashoqëruar shqiptarë që kërkojnë azil në Britani. Fotot e të rinjëve bënë gjithashtu xhiro në mediat brënda vendit. Ndërkohë që për të përditshmen britanike është prononcuar dhe zv-Ministrja e Brendshme shqiptare, ku sipas saj këta fëmijë nuk janë trafikuar kundër vullnetit të tyre në Britani, por shumica dërgohen nga prindërit dhe të afërmit e tyre deri në mes të rrugës dhe e bëjnë një gjë të tillë për arsye ekonomike.

Duke e cilësuar Krumën si “lagje të Londrës”, tabloidi britanik me një qëndrim të njohur anti-emigracion, citon zëvendës-ministren e Brendshme shqiptare Rovena Voda, t’i ketë thënë Daily Mail se “ndryshe nga Gjermania, Franca apo Holanda, është qëndrimi i butë i Britanisë që nuk kthen të rinjtë e pashoqëruar që u është refuzuara azili, duke u shndërruar në vend akoma me atraktiv për të rinjtë shqiptar.” Sipas Rovena Vodës që e citon Daily Mail e Londrës, kërkesat e të rinjve që kërkojnë azil për gjakmarrje janë të rreme.

Sipas zyrtares së lartë shqiptare, media sociale është një problem për shkak të imazhit fals që portretizon jetën në Britani. Fëmijët e pashoqëruar shqiptarë vitin e kaluar ishin të dytë për nga numri, pas atyre nga Siria që kërkonin azil në Britani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.