E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtari i lartë i BE: Djegia e mandateve, minon procesin integrues të Shqipërisë. Protestat të jenë…
Politikë

Zyrtari i lartë i BE: Djegia e mandateve, minon procesin integrues të Shqipërisë. Protestat të jenë…

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit,  Christian Danielsson pas takimit me përfaqësuesit e opozitës e ka quajtur si të dëmshëm për procesin integrues vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

 

 

Për Danielsson, procesi i integrimit po minohet nga ky vendim i pakicës.  Zyrtari i lartë i BE, ka theksuar duhet dialog konstruktiv mes palëve, por Danielsson ka theksuar se bojkoti eshtë kundër produktiv dhe minon proceset.

“Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE.

Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i aëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE.  Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracia të pjekur. 
Pra duhet një dialog konstruktiv.

Mendoj se duhet theksuar ajo që u tha nga zonja Mogerini dhe zoti Hahn, pra që ky bojkot është kundër produktiv dhe minon proceset e integruese. Është e rëndësishme që këto protesta të jenë të paqësore dhe ata që i organizojnë të tregohen të përmbajtur dhe të mos nxisin dhunë”, ka thënë Danielsson.

Parlamenti

Sipas Danielsson Parlamenti duhet të jetë funksional dhe gjatë takimit nuk kishte dëgjuar asnjë diskuton që i hapte rrugë dialogut.
“Parlamenti është thelbësor në demokraci dhe parlamenti duhet ta luaj rolin plotësisht. Kjo është përgjegjësia e maxhorancës dhe opozitës. Bojkotimi nuk është në një linjë me këtë qasje dhe kjo nuk çon drejtë dialogut. Nuk dëgjova ndonjë gjë që çon drejtë dialogut”, tha ai.

A morët ndonjë sinjal pozitiv për dialog nga takimet që patët me lidërët politikë?

Danielsson:
 Parlamenti është thelbësor, duhet të luajë rolin e vetë plotësisht. Kjo është përgjegjësi e shumicës por edhe opozitës. Bojkotimi i Përgjigjja është jo, nuk dëgjova zëra që politikanët do i japin fund bojkotit.

Parlament pa opozitën është legjitim?

Danielsson:
 Siç e thashë edhe më parë, institucioni i Parlamentit është i domosdoshëm. Të gjithë duhet ta luajnë aty rolin e vetë

Cilin prej 5 prioriteteve kyçe ka përmbushur Shqipëria?

Danielsson: Ne do raportojmë në mënyrë korrekte. Jam i përqendruar tek përgatitja e raportit dhe për më shumë do presim muajin qershor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.