Zyrtarisht të fejuar, zbulohet kur do bëhet dasma madhështore e princit
Princ Harry dhe e dashur e tij aktorja amerikane Megan Markle kanë hedhur edhe një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tyre.

Njoftimi zyrtarë për dasmën e Princit është bërë pak minuta më parë nga Pallati Mbretërore, ku thuhet se Princ Harry dhe Megan Markle kanë vendosur të martohen në pranverën e vitit 2018, ndërsa data e dasmës do të njoftohet gjatë ditëve të ardhshme.
“Princi Harry ka informuar mbretëreshën e dhe anëtarë të tjerë të afërt të familjes mbretërore. Princi Harry ka marrë gjithashtu edhe bekimin e prindërve të znj. Markle”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar nga pallati mbretëror.

“Jemi shumë të lumtur për shkak të Harry’t dhe Meghan, i dëshirojmë shumë fat, kanë shkruar në kumtesën e përbashkët mbretëresha Elizabeth II dhe princi Phillip.
Kujtojmë se princ Harry 33-vjeçar dhe aktorja amerikane Megan Markle 36-vjeçare publikuan lidhjen e tyre rreth një vit më parë.

Për fejesën e princit tashmë po shkruajnë të gjitha mediet e botës./D.M-Dritare.net

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


