E shtunë, 17 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD: Nuk mjafton bonusi për bebet e lindura
Sot

Deputeti i PD: Nuk mjafton bonusi për bebet e lindura

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka komentuar bonusin e bebeve të dhënë nga kreu i qeverise.

Në një postim të bërë në Facebook, ai shprehet se se bonusi i qeverisë për bebet e lindura nuk është zgjidhja, pasi shqiptarët duan mundësi për fëmijët e tyre dhe se çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë.

“Çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë, e pret një arsim mediokër dhe një shëndetësi që lëngon, ndërkohë që kur të rritet ka të garantuar vetëm mungesën e mundësive dhe papunësinë”, shprehet Shehaj.agron-shehaj-768x512

Postimi i plotë:

BONUSI NUK ËSHTË ZGJIDHJA, SHQIPTARËT DUAN MUNDËSI PER FËMIJËT

Një urim të veçantë këtë fillim viti për të gjitha familjet që presin fëmijë dhe atyre që duan të lindin fëmijë. Qoftë ky vit plot shëndet dhe mbarësi për ta.

E ardhmja e pasigurtë është arsyeja kryesore që shumë shqiptarë kanë zgjedhur të mos kenë ose të kenë vetëm një fëmijë. Ndërsa e ardhmja e pasigurt e fëmijëve është arsyeja kryesore e migrimit të shumë shqiptarëve.

Çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë, e pret një arsim mediokër dhe një shëndetësi që lëngon, ndërkohë që kur të rritet ka të garantuar vetëm mungesën e mundësive dhe papunësinë.

Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Ndaj këtë vit duhet të punojmë të gjithë bashkë për të ndryshuar gjendjen për fëmijët tanë. 2019 duhet të jetë hapi i parë për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për fëmijët tanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.