E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 Prill 1985!
Publik News

11 Prill 1985!

Isha femije. Po luaja tek shkallet e katit (shtepiash) me kalamajt e pallatit. Ishte 11 Prilli i vitit 1985. Ish komshija dha ulerimen e saj te madhe dhe si e marrë godiste deren e shtepise time duke thenë: “Vdiq, vdiq”. Im atë (rahmet pastë) ishte ngjitur mbi karrige për te vënë nje ambazhur ne sallon. U tremb per vdekje. Kishte menduar se ka vdekur ndonjeri nga ne femijet qe luanim tek shkallet dhe i leshon ambazhuret prej duarsh qe u thyen dhe u bene cope cope. Vdiq Enveri- uleriu ajo. Me vone per arsye se jeta na ndau nuk e mora vesh kurre nese ish komshija u be socialiste apo demokrate, por nje gje eshte e sigurte: “Asgje nuk mund te jete me e shemtuar dhe me e ulet se nje jete e kaluar ne hipokrizi”.

Ky eshte nje popull qe e njeh mire hipokrizine dhe duhet te çlirohet urgjentisht prej saj per hir te se ardhmes se vet. Ti ke te drejte te duash edhe nje diktator edhe nje kriminel. Ke te drejte te duash nje prostitute dhe ta marresh per grua. Ke te drejten gjithashtu t’i mallkosh ata. Turpi nuk është te jesh me Enverin apo kundra tij. Turpi eshte te kesh mishin dhe kocken prej Enverit dhe dhe sapo te nderroje historia te japesh leksione me liri, persekutim, me Perendim dhe me disidencë. Si çdo diktator tjeter ne bote, Enver Hoxha ishte dhe do te mbetet ylli polar i njerezve qe i nxorri nga hiçi, nga asgjëja, i shkolloi, i veshi me pushtet, i solli nga xhunglat me te humbura te Shqiperisë ne Tirane dhe sot komandojne ngado (politike, media, biznes) bijte e tyre miliardere.

Ish Sigurimi i Shtetit kontrollon sot zyrtarisht gjithcka ne kete vend dhe ti nuk ke asnje mundesi te besh sikur nuk e kupton kete. Ata kane qene, jane dhe do te mbeten perjetesisht besniket e tij pavaresisht parullave dhe dredhive qe ua kerkon loja politike. Ai ishte dhe do te mbetet perjetesisht gjithashtu, mallkimi, djalli, krimineli, monstra, gjakatari, ndryresira ne zemrat dhe ne mendjet e atyre qe i shtypi, i perdhunoi, i vrau, i poshtëroi, i masakroi dhe i çoi ne internim duke ua shkatërruar jetët per pesedhjete vjet.

Nje gje eshte e sigurte. Ai trashegoi dhe la pas nje brez politikanesh (majtas dhe djathtas) qe me marrezite e tyre e shtyjne nje pjese te popullit ta kujtoje ate me nostalgji. Kur liria dhe demokracia te komandohen prej babezise, hajdutërisë dhe provincializmit, diktatura pushon se qëni nje kujtim i keq. Duhet te hapim nje faqe te re te historise se Shqiperise. Lexojeni historine por mos e lejoni ate t’ju mbaje peng. Enveriste, zogiste, balliste, demokrate, socialiste, komuniste dhe njerez pa parti. Shpejtesia me te cilen bota leviz na diktojne te shohim kah e ardhmja nepermjet formulave politike dhe historike moderne qe na shkepusin nga e kaluara dhe na bejne pjesemarres dinjitoze te ritmeve te reja globale. Secili eshte i lire ta kujtoje te shkuaren si do vete, por ajo nuk duhet mbaje peng Unitetin Kombetar dhe te ardhmen e femijeve tane. Nuk duhet ta mbaje peng te drejten e tyre per nje jete me te mire ne kete Atdhe!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.