E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku:  SPAK nuk doli mbi pushtetin
Politikë

Jorida Tabaku: SPAK nuk doli mbi pushtetin

Deputetja e PD-së Jorida

Ata që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar skemën janë të qetë!

Tabaku deklaron se arrestimet e reja për inceneratorët mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.

Nisur nga arrestimet e SPAK, Tabaku thekson se ata që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar skemën janë të qetë dhe jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë! Sipas saj, sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!

POSTIMI I PLOTË I TABAKUT
Arrestimet e reja për rastin e inceneratorëve sot mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.

Të gjithë administratorët u kapën në dëshmi duke treguar se ishin i njëjti grup personash të cilët në bashkëpunim kishin marrë 3 kontrata për inceneratorët në Elbasan e më pas Fier dhe Tiranë për një kompani që nuk kishte eksperiencë, kapital, dhe fonde për t’i bërë këtë projekte.

Që në mars gjatë dëshmive në komision hetimor kanë deklaruar padije ku kanë shkuar 20 mln euro, duke shfaqur një amnezi totale të asaj që kanë ndodhur me miliona euro që qeveria u ka dhënë pa asnjë logjikë.

Ndërkohë që kjo skemë korruptive vazhdon e paguan, zyrtarët janë të qetë. Ato që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar janë të qetë! Jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë!

Ministrat e kryetarët e bashkisë që kishin për detyrë ta pengonin këtë skemë ku tre persona me duar në xhepa po marrin 430 mln euro për djegësa që nuk punojnë, janë të qetë.

Unë e votova reformën në drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë që të mos ketë pandëshkueshmëri.
Sot fatkeqësisht ka një ligj për të dobëtin e një për të fortin!
Sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!
Po pres akoma që kjo të ndodhë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.