E shtunë, 17 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Republikën e Re, pozicioni dhe statusi i gazetarit, operatorit dhe çdo punonjësi të medias, do të jetë po aq i shenjtë sa statusi i gjyqtarit dhe prokurorit dhe i deputetit
Uncategorized

Në Republikën e Re, pozicioni dhe statusi i gazetarit, operatorit dhe çdo punonjësi të medias, do të jetë po aq i shenjtë sa statusi i gjyqtarit dhe prokurorit dhe i deputetit

Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja ju përshëndes me mirënjohje të thellë në këtë mëngjes të 74-të të bashkimit më të madh popullor, qytetar dhe kombëtar për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Republikën e Re të çdo shqiptari e çdo shqiptareje të ndershëm.

Sot, si çdo ditë, këtu dëgjohet zëri i të vërtetës përmes gojës dhe zërit të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Pashë pak më pare, që një media ia doli të tejkalojë urdhrat e pronarit dhe të japë të paktën një nga folësit, zonjën e nderuar që foli nga shpirti, që përfaqëson qytetarët dhe qytetaret e thjeshtë të zakonshëm të këtij vendi.

Ndërkohë që 74 ditë, zëri i qytetarëve nuk del në ekranet e medias së kapur nga qeveria. Nuk shkojnë të marrin zërin dhe hallin e popullit aty ku ndodh dhe kur populli vjen këtu në mes të Tiranës dhe flet i pacensuruar, mediat e kapura, korporatat mediatike, arma më e fuqishme e kupolës politike të republikës së vjetër, sërish u heq zërin.

Kjo, sepse koorporatat mediatike nuk kanë as axhendën qytetare, as interesin e qytetarëve, por kanë axhendën e tyre politike që në fakt është axhenda ekonomike e pronarëve, oligarkëve të bërë njësh me kupolën kriminale të republikës së vjetër.

Kjo është arsyeja se përse ekranet dhe gazetat e kapura nga qeveria vazhdojnë t’i shërbejnë me vetëmohim qeverisë së krimit, drogës dhe korrupsionit. Sepse, ato e kanë lidhur fatin e tyre me zhagen e Edi Ramës, Ilir Metës me shokë, dhe jo me fatin e qytetarëve shqiptarë.

Ky, sigurisht, është një lajm i keq në radhë të parë për vetë punonjësit e medias, për gazetarët që vazhdojnë pushohen nga puna për mendimin e tyre, siç nodhi në Shkodër para dy ditësh, me Simon Shkrelin dhe të shoqen e tij, që i hoqën nga puna oligarkët e Ilir Metës sepse patën guximin të shprehin mendimin e tyre në “Facebook”-un e tyre privat. Siç ka ndodhur tash 3 vjet e gjysëm me dhjetra gazetarë, të shkarkuar me urdhër të Edi Ramës, vetëm e vetëm sepse nuk pranonin të mbyllnin gojën.

Ndaj, duke e konstatuar si bashkautore dhe bashkëfajtore të republikës së vjetër median e kapur nga kupola kriminale e republikës së vjetër, dua t’u jap sot një premtim gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Republika e Re do t’iu çlirojë totalisht nga vargonjtë e krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë që iu shtyp në punën tuaj të përditshme.

Në Republikën e Re, pozicioni dhe statusi i gazetarit, operatorit dhe çdo punonjësi të medias, do të jetë po aq i shenjtë sa statusi i gjyqtarit dhe prokurorit dhe i deputetit. Dhe kushdo, që guxon t’u cenojë për interesat e pronarit apo interesat e politikanëve, do të përballet me saksionet më të rënda penale.

****

Vëllezër e motra, zërin tuaj e censurojnë ekranet. Ditë për ditë ju vini e flisni, ditë për ditë ju censurojnë ekranet, por nuk e ndalin dot të vërtetën që rrezaton anembanë Shqipërisë, nga ky diell e lirisë, nga ky tempull i demokracisë, nga ky tempull i të drejtave të qytetarëve.

Sot, Elbasani ka zbarkuar me hijeshinë, fisnikërinë, qytetarinë dhe mençurinë e tij në agorën e lirisë. E vërtetë është, kam një pikë të dobët për Elbasanin. Mjaftoi një kohë e shkurtër e shërbimit tim politik, si i ngarkuari me fushatën poltike në Elbasan, ta kuptoja sa e madhe dhe bujare është zemra e Elbasanit, e elbasanllinjve, e qytetit, e fshatarve, sa i madh është rreziku që, edhe për një kohë fare të shkurtër, të ndihesh elbasanlli e të jesh elbasanlli mes elbasanllinjve.

Ka qenë dhe është jo vetëm zemra gjeografike por edhe zemra qytetare e Shqipërisë.

Ndaj, kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë ta përfaqësoj për dy vite në Parlamentin shqiptar. Kam pasur nderin të punoj me të rinjtë dhe të rejat, me gratë dhe burrat e Elbasanit, per një numër projektesh madhore, per një ëndërr të përbashkët, që ishte tuneli i Kërrabës dhe autostrada Tiranë-Elbasan.

Ia dolëm, nuk ishte e lehtë por ia dolëm. Por për fat të keq, ndërprerja e mandatit të Partisë Demokratike, siç është normale, rrotacioni politik, solli edhe ndërprerjen e këtij projekti madhor, jo thjeshtë për Tiranën dhe Elbasanin por për gjithë Shqipërinë, madje për gjithë rajonin.

Katër vite dhe nuk e mbaruan rrugën që e gjetën pothuajse gati.

Pse, thoni vallë?!

Zotnia tha kemi katër muaj pa ujë.

Pse nuk pini verë?

S’keni verë?

Po kanë këta verë. Këta të dy, pinë verë javë për javë. Një shishe verë bën sa 5 fatura uji në muaj. Aq sa pijnë këta, ndërtohet një ujësjellës nga fillimi.

Pse s’pini verë ju?!

S’keni ujë, pini verë?

Ah, s’keni verë?

Po këta ku e gjejnë verën? Po paret ku i gjejnë? Ku i gjejnë paret këta për verën?

35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit është çmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, që zotohej që s’do kishte zgjedhje pa opozitën. 35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit dhe për t’i mbyllur gojën.

Ky është pazari.

Kjo është republika e vjetër. Ky është komploti ekonomik që i lë banorët e Shushicës pa ujë, kur derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë në vend duke bërë pazare në kurriz të demokracisë.

Po normal, normal, kjo është republika e vjetër, ulen dy veta pijnë verë të shtrenjtë dhe nga kjo na del Presidenti i Republikës. Por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është republika e të djathtëve. Nuk është republika e të majtëve. Kjo nuk është republika e gegëve, toskëve apo Shqipërisë qendrore. Kjo është republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës dhe derrave oligarkë që majmen me paratë e popullit shqiptar.

***

Miqtë e mi, hapni sytë, hapni veshët.

Diçka e madhe po ndodh në Shqipëri, që u përgjan kapitujve më të ndritur të historive të popujve tuaj që sot gëzojnë demokracinë e vërtetë, me qeverisjen përgjegjëse përpara qytetarëve, dhe jo arrogante para qytetarëve.Me shtetin e vërtetë të së drejtës, me llogaridhënien demokratike.

Pas 27 vitesh shqiptarët kanë vendosur se pluralizmi fasadë, se demokracia fasadë, nuk mjaftojnë.

Ky është momenti kur shqiptarët kërkojnë dhe do të marrin demokraci të standardit europian. Demokracinë e vërtetë pjesmarrëse, jo thjesht përfaqësuese, ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Ku çdo qytetar të ketë të drejtën të kërkojë dhe të marrë llogari nga qeveritarët e tij.

Sot, në këtë shesh, bilanci i qeverisjes së vjetër, vërteton katërcipërisht se si kur shkëputesh nga populli dhe interesat e popullit, jo thjesht ke bërë një gabim, por je kthyer në rrezik total për popullin dhe interesat e tij.

Shikoni ç’ndodhi me pushtetin lokal, shikoni si falimentoi skema politike, shikoni si janë braktisur qytetarët, ku nuk kanë mundësi të zgjedhin kryetarët e tyre, prej një harte të gatuar në Tiranë, për interesat e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit, por jo për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Shikoni se ku e marrin guximin, në Elbasan, që ka vuajtur historikisht helmet e metalurgjikut, duan të ndërtojnë inceneratorët, djegësit, jo vetëm për plehrat e Elbasanit, por për plehrat e botës, që duan t’i sjellin dhe t’i djegin në Shqipëri dhe kanë filluar t’i sjellin në mënyrë të paligjshme për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre, për të mbushur xhepat e tyre.

Republika e vjetër e trajton Shqipërinë dhe shqiptarët si një kopsht zoologjik.

Ata vetë përfitojnë miliarda, ata vetë i çojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe Shqipëria për ta, nuk është gjë tjetër, veçse kazani i plehrave, i llumit, nga i cili nxjerrin përfitime të majme me të cilat qendrojnë në pushtet dhe për të cilat qendrojnë në pushtet.

Asgjë nuk është e rastësishme.

Gjithçka është një lojë, një fasadë, një teatër kukullash për të mbuluar një pazar me miliarda euro, që blejnë vota. Miliarda euro që e bëjnë ligjin të paqenë.

Shikoni si vepruan me ligjin elektoral. Listat janë të pavlefshme, s’duan t’ia dinë.

Këta që kapen për një cigare hashash, dhe çuan drejt vetëvrasjes djalin 19 vjeçar nga Lushnja.

Ligjin elektoral e thyejnë dhe nuk thonë asnjë fjalë, përkundrazi krenohen me thyerjen e ligjit elektoral.

Këta ekzistojnë vetëm për pasurinë dhe pushtetin e tyre. Me këto miliarda blejnë mediat, me zhaget e tyre dhe me lobistët e tyre, mundohen të asgjesojnë të vërtetën përpara miqve të kryeqyteteve perendimore, të vërtetën e një populli të tërë, jo thjesht të vërtetën time, apo të Partisë Demokratike, por të vërtetën e shtëpive tuaja, të xhepave tuaja, të tavolinave tuaja, të fëmijëve tuaj, të prindërve tuaj, të shendëtit tuaj, të arsimit tuaj, për të treguar një fabul që nuk ekziston.

Miliardat janë në lojë.

Ndaj kjo lëvizje përbën një kërcënim real dhe ekzistencial për kupolën e vjetër kriminale të republikës së vjetër.

Sepse vëllezër dhe motra, duhet ta kuptoni.

E vetmja forcë që mund t’i ndalë, jeni ju!

E vetmja forcë që mund ta ndalë realitetin e republikës së vjetër, këtë komplot politik, ekonomik, jemi ne, janë shqiptarët e bashkuar.

Ndaj, kanë bërë gjithçka këto 74 ditë për të na shkurajuar, për të na trembur, për të na ndalur, për të na përçarë, për të na shitur e për të na blerë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë, me turp.

Sot jemi më shumë.

Sot jemi më të fortë.

Sot jemi më të qartë.

Sot jemi më të vendosur.

Sot jemi më të bashkuar.

E diela, është një ditë e madhe për lëvizjen tonë.

E diela është një ditë e madhe për republikën e Re.

Ku do të jemi të dielën? – (Protestuesit): Në Kavajë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.