Gazetari i njohur largohet nga Shqipëria. Ja mesazhi i tij
Gazetari i Abc news, Flamur Vezaj, ka njoftuar sot se do të braktisë për pak kohë profesionin e gazetarit dhe do të largohet nga Shqipëria.
Vezaj i cili është nga Zhuri i Kosovës, me anë të një njoftimi në Facebook, ka falënderuar kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në 15 vitet e tij në Shqipëri, dhe thekson se do të rikthehet sërish në vendin tonë, por pa dhënë detaje se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Ja postimi i Vezajt në Facebook:
Miq, koleg e te aferm, pas 15 vitesh ne Shqiperi dhe mbi 12 vite pune ne media te shkruar e vizive po e mbyll ketu, per te hapur nje kapitull tjeter ne nje vend shume larg Shqiperise e Kosoves per shume e shume arsye!!!
Ju falenderoj te gjitheve pa perjashtim, qe nga profesoret e Gazetarise, Juridikut, koleget e mediave, ne vecanti sektorit te kronikes nder vite e shume bashkepunetoreve te tjere. Duke perfshi ketu roje, sekretar/e, oficer policie, jurist, avokat, prokurore, gjyqtare, drejtor e specialist te administratave te ndryshme! Falenderoj edhe te gjithe ata qyetetar te thjesht e shume njerez te mire te ketij vendi te begat, te cilet me besuan dhe ndan me mua shume halle e informacione te ndryshme per t’ia percjell publikut! Pa JU nuk do isha ketu ku jam! Ne fund, nje falenderim per koleget e ABC NEËS me te cilet kam punuar keto 54 muajt e fundit duke mos perjashtuar ketu operatoret dhe montazhieret, qe punen e perditshme ma ben me te lehte ???? Po e ndaj me ju nje video emocionuese per mua, qe koleget ma bene dhurate ????????????Do rishihemi perseri! Mbetshi me shendet dhe Zoti ju ruajt te gjitheve!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



