E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjela:Arsyeja që Rama eleminoi “llumin” e ministrave nga vetja është SPAK-u, jo studentët
Sot

Ngjela:Arsyeja që Rama eleminoi “llumin” e ministrave nga vetja është SPAK-u, jo studentët

“Shuplaka” e Edi Ramës për kabinetin e tij nuk ndodhi për shkak të revoltave studentore. Sipas avokat Spartak Ngjelës ndryshimi rrënjësor mbart me vete diçka më të thellë, që ka të bëjë me organet e reja të drejtësisë. Sipas tij eleminimi i ministrave të akuzuar ka ndodhur, sepse ata do të jenë në shenjestër të SPAK-ut dhe Rama do të largojë këtë “llum” larg vetes.

“Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që nuk e përfillën.

Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si kryeministër heq gjysmën e qeverisë, ti nuk mbretëron, këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori që heq dhe vendos kë të dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë”, është shprehur avokat Ngjela në një intervistë televizive.

Në lëvizjet e ekzekutuara nga Rama mbeten të paqarta kriteret e përzgjedhjes së ministrave që u larguan. Rama tha se po linin kabinetin ata që kishin 5 vjet në qeverisje, por jo të gjithë përfshiheshin në këtë kriter, duke ngritur dyshime  për largimet dhe pikëpyetje për të emëruarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.