E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Çollaku:Po rilind Aleanca e Qelbësirave…e kjo i bën shumë mirë ambientit publik e politik
Sot

Kreshnik Çollaku:Po rilind Aleanca e Qelbësirave…e kjo i bën shumë mirë ambientit publik e politik

Në një kohë kur parlamenti me mbushet me pseudo-deputetë të blerë e të shitur e kur po krijohen parti të reja për ti shërbyer mazhorancës, anëtari i Kryesisë së PD-së, kreshnik Çollaku të gjithë këtë e quan Aleancë të Qelbësirave.

Sipas Çollakut, bashkimi i tyre sot e bën nesër ambjentin politik e publik më pak të ndotur.

“Po rilind Aleanca e Qelbësirave…e kjo i bën shumë mirë ambientit publik e politik.

Kur kjo histori të mbarojë, e do të mbarojë shpejt…të gjithë do të jetojmë në një ambient më të pastër.

Ndaj,delirantë,mashtrues,pazarexhinj, dallkaukë me kollare ose jo, të shitur e të blerë…bashkohuni se ju ka ardhur dita.  Merrni mandate e kapni bashki, zhgërryhuni ekraneve,lëpini e pështyni…trasheni ndotjen e zullumin deri në fund.

Bashkohuni e duke u bërë bashkë ju sot, nesër ambienti do te jetë me pak i ndotur”, shkruan Çollaku në Facebook.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.