E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monstrat  si babai që  përdhunonte të  bijën duhen izoluar
Sot

Monstrat si babai që përdhunonte të bijën duhen izoluar

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si veper që dënohet me burgim të perjëtshëm. Neni në kodin penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë hapesirë për intepretim nga prokurorët dhe gjykatësit.

Madje përdhunuesit në familje duhen trajtuar si elemente me rrezikshmeri të lartë shoqërore dhe të behen automatikisht subjekt i 41 bis-it. Regjim izolimi total pa asnje kontakt me boten e jashtme. Ne te njejten menyre duhen trajtuar edhe pedofilet qe perdhunojne te mitur.

Eshwte e tmerrshme kjo. Perdhunimet ne familje jane 100 here me te renda se ato ne rruge sepse mund te zgjasin me vite te tera.

Viktimat intimidohen dhe nuk kane mundesi te kerkojne mbrojtje. Vite te tera dhune seksuale dhe terrori psikologjik. Kjo eshte me keq se vrasja.

Rasti makaber i denoncuar nga koleget e Fiksit sot, ku babai perdhunonte prej 3 vitesh te bijen eshte ulerites. Por me ulerites eshte fakti, qe policia nuk pranon denoncimin, kur nje viktime perdhunimi e terrorizuar per vite te tera arrin te gjeje guximin dhe te kerkoje mbrojtje.

Si mundet qe ne cdo rast perseritet e njejta histori. Viktimat e dhunes bejne denoncim dhe ne vend qe te merren ne mbrojtje policia njofton dhunuesin te marre masa dhe te terhiqet denoncimi. Burg per te gjithe policet e perfshire. Duhet ta marrin vesh nje here e mire keta monstrat, qe me keto gjera nuk luhet. Te gjjithe. Ndryshe kjo ka per t’u perseritur e perseritur. Por jo vetem kaq.

Ulerites deri ne makabritet edhe sjellja e te emes, qe kerkonte ta mbyllnin pa zhurme brenda familjes. Burg edhe kesaj per moskallezim krimi.

Ndryshoje kodin o Ramazan. Po ti e ke mendjen per të bërë ligje për portalet, jo për këto gjëra të tmershme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.