Injoranca nuk ka brira
Milva Ekonomi, në intervistë me A. Krasta, në 14 min përdori fjalën anglisht, “stand”, ne stand, për çfarë unë stand, ku ne stand …. për fjalën shqip unë qëndroj . . .
Tetë herë fjalën anglisht “pending” ne pending, e vumë në pending . . . për fjalën “në pritje”
Nuk munda ta vazhdoja më tej ta dëgjoja këtë injorante me brira dhe …
Kjo gjë nuk është vetëm ke Milva, por tek gjithë injoranca politike, mediatike, kulturore si kompleks i “çfaqjes të kulturës” që më kujton poezinë e Fishtës, “Karabushat e Shkodrës”, për ata që përdorni fjalë të huaj pa vend, pa kontekst, pa nevojë, por vetëm si snobizëm kulture që nuk është gjë tjetër vetëm se çfaqje e injorancës si komleks i llumit ku vegjetojnë këta; “rriqna të ndyet e mikroba të k’qinj…” siç shkruantë Vigani Veriut Fishta, i cili edhe pse dinte tetë gjuhë të huaja me themel, duke filluar nga greqishtja e vjetër, latinishtja e deri ke gjuhet moderne frenge, angleze, kurrë në përdorte fjalë të huaja sidomos në biseda me shqiptarët.
Ai do të shkruente tek poezia “Gjuha shqipe”,
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



