E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gratë dhe fëmijët e Kabulit; të tradhtuar sërish
Sot

Gratë dhe fëmijët e Kabulit; të tradhtuar sërish

Kur shoh pamjet apokaliptike të Kabulit/Afganistanit që ra si kështjellë letre në duart e territ, mendoj veç për zërat, sytë dhe lotët e grave. Të atyre grave që kishin nisur të rindërtonin jetën me sytë e lirisë e tani duhet të djegin çdo libër që kanë lexuar, çdo ëndërr që kanē thurur e të ngjyejnë me të zezë çdo ngjyrë të ylberit të jetës për të mbijetuar nën frikë, gjymtim, terror dhe përdhunë.

Gratë e Afganistanit dhe fëmijët e tyre të lindur e të palindur ende, janë të tradhtuarit e mëdhenj në historinë që përsëritet besnikërisht mizorisht.

U tradhtuan nga burrat e tyre që nuk ditën, nuk deshën apo nuk ishin të aftë të ndërtonin një shtet që tu garantonte mbrojtje, arsimim dhe liri. Burrat e tyre ia falën veten trashjes së korrupsionit, nepotizmit dhe jo ndërtimit të institucioneve. Afganët meshkuj nuk e shfrytëzuan shansin për të ndërtuar një vend me demokraci dhe institucione e tashmë historia po I ndëshkon me rikthimin e terrorit taleban që do rëndojë më tepër mbi gratë dhe fëmijët.

Kushdo që ka lexuar librin “Gjuetari I Balonave” të Khaled Hosseini e përjeton gati në lëkurë tmerrin dhe mizorinë talebaneske ndaj grave dhe perversionin ndaj fëmijëve. E ta shohësh me sytë e shqyer këtë rikthim terrori është një tjetër dramë brenda tragjedisë afgane.
Burrat afganë që shtyheshin me bërryla kush hipën I pari në avion e që I braktisën sërish gratë nën burka, janë turpi I gjithë kësaj tragjedie që po luhet sërish në sytë e gjithë botës.

Nuk po ndalem tek dështimi I diplomacisë amerikane dhe perëndimore që I braktisi gratë e Kabulit në mëshirën e ligjit të Sharias.
Braktisja e USA është një teh sëpate që qëndron në ajër mbi kokat e të gjithë njerëzve që duan të realizojnë ëndrrat në atdheun e tyre të vogël në përpjekje titanike me diktatorë të vegjël të etur për pushtet të madh.

Sot, unë mbaj zi dhe lutem për gratë e fëmijët e Kabulit.
May your dreams and freedom live with you!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.