E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa dardha i paskan ngrënë Komandantit
Sot

Sa dardha i paskan ngrënë Komandantit

Klodian Tomorri

Atyre 700 mije eurove a sa jane nuk ka per t’u dale njeri per zot. Ka mberritur puna ne Shqiperi qe nuk e pranon me njeri parane. Pa viktime nuk ka krim. Keshtu qe prokuroria do detyrohet t’ia ktheje leket mbrapsht pastrueses.

Diten qe komandanti i dardhave do miratoje ligjin e aministise fiskale, e para qe do trokase tek zyra e tatimeve do jete kjo zonja. Do marre formularin e aplikimit do deklaroje 2 milione euro aty si kursime nga puna ne te zeze ne emigracion dhe poshte do vere si dedikim per qeverine shenimin: Faleminderit. Pa ju kjo nuk do te ishte e mundur.

Pastaj kryeministri do dale ne televizion dhe do deklaroje; Ja nje emigrante, qe vendosi t’i sjelle kursimet e saj nga puna e ndershme ne Shqiperi fale reformave tona dhe amnistise fiskale qe miratoi maxhoranca jone. Nderkohe llogorja e non grateve dhe bedelave qe hedh vetem balte mbi cdo gje dhe kedo vazhdon misionin e saj per te nxire Shqiperine.

Tani ka dhe dicka qe duhet theksuar ketu. Ajo pastruesja paska qene njeri me integritet te jashtezakonshem. Me 700 mije euro cash ne shtepi, ajo hyn automatikisht tek 1 per qindeshi me i pasur i popullise. De ne terma relativ, eshte praktikisht per Shqiperine ne nivelin qe jane keta Buffetet, Bezosat per SHBA-ne. Por pavaresisht kesaj, nuk e nderroi kurre zanatin dhe vazhdonte te punonte pastruese. Njeri i madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.