E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsyeja e errrët përse Hollivudi nuk e dashuron më Megan Fox
Uncategorized

Arsyeja e errrët përse Hollivudi nuk e dashuron më Megan Fox

Njëherë e një kohë, Megan Fox mendohej si “talenti i madh i rradhës’ në Hollivud.

Përkundër kësaj, kohët e fundit ne nuk e shohim më shumë Megan Fox në ekranët e kinemasë.

Pra, çfarë ndodhi?

Aktoret e tjera si Jennifer Lawrence, Amy Adams, Emma Stone dhe Margot Robbie kanë tejkaluar Fox-in në filmat dhe punën e tyre me aktrimin.

Fox pushtoi Hollivudin me Transformers, e ndërkohë që partneri i saj në film Shia LeBeouf, ka arritur të bëjë bujë me shumë gjëra të çuditshme në botën e artit që nga shfaqja si protagonist në veprën e Michael Bay, Fox nga ana tjetër duket se ka rënë në hije.

Fox ‘sulmoi’ prodhuesit e filmit të mbushur me aksion robotësh, kur, në një intervistë, tha hapur e pa dorashka , ‘Njerëzit janë të vetëdijshëm se ky nuk është një film për aktrimin’.

Sa i përket regjizorit të filmit, Fox i tha Wonderland:

Ai dëshiron të jetë si Hitleri gjatë xhirimeve. Dhe ai është.

Fox vazhdoi të thërriste Bay një “makth për të punuar”, duke iu referuar atij si  ‘të pashpresë dhe të vështirë’.

Pas suksesit të Transformers, filmat e ardhshëm të aktores bukuroshe kanë lënë për të dëshiruar.

Megjithatë, sipas ekspertëve, krahas me sjelljet e saj të diskutueshme, ne nuk shohim shumë nga Megan Fox për shkak të tej ekspozimit.

Në kulmin e popullaritetit të saj, AskMen.com madje bojkotoi pamjen e saj në galeritë e fotografive në internet, duke kërkuar ‘Një ditë pa Megan Fox’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.