E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
43 deputetët në tryezën ‘Bardhi-Berisha’
Uncategorized

43 deputetët në tryezën ‘Bardhi-Berisha’

Ditën e sotme është mbajtur tryeza e përbashkët mes deputetëve demokratë dhe atyre të opozitës të Parlamentit të Shqipërisë.

Të pranishëm në tryezën e përbashkët janë 43 deputetë, ku një pjesë e tyre për shkak të angazhimeve jashtë vendit morën pjesë përmes platformave online.

Deputetët theksuan rëndësinë e bashkimit të opozitës dhe krijimit të një agjende të përbashkët kundër keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm në mbledhje:

Gazment Bardhi;

Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);

Dhurata Çupi;

Saimir Korreshi;

Dashnor Sula;

Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);

Zheni Gjergji;

Qani Xhafa;

Helidon Bushati;

Ramadan Likaj;

Xhelal Mziut;

Flamur Hoxha;

Bledion Nallbati;

Agron Gjekmarkaj;

Ferdinand Xhaferaj;

Ervin Salianji;

Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);

Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);

Fatmir Mediu (PR);

Agron Duka (PAA);

Vangjel Dule (PBDNJ);

Dashamir Shehi (LZHK);

Greta Bardeli;

Ina Zhupa;

Isuf Çela;

Asllan Dogjani;

Bujar Leskaj;

Edi Paloka;

Kastriot Piroli;

Lindita Metaliaj;

Ludovik Hasanaj;

Sorina Koti;

Tomorr Alizoti;

Edmond Spaho;

Albana Vokshi;

Flamur Noka;

Oerd Bylykbashi;

Luan Baçi;

Tritan Shehu;

Sali Berisha;

Kasem Mahmutaj;

Elda Hoti

Emilja Koliqi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të qartë edhe njëherë tjetër se Edi Rama i vjedh zgjedhjet, nuk i fiton ato.

Duke iu referuar masakrës së zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës ditën e nesërme në prezantimin e raportit për këtë farsë elektorale.

Berisha: Unë nuk dua të zgjatem më shumë, por edhe njëherë shpreh vlerësimin tim. Ftoj ju sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit.

Është bërë një punë mendoj unë, shumë e çmuar.

Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se; ky i vjedh, por i fiton zgjedhjet.

Jo. Ky i vjedh zgjedhjet dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara. Dhe këtu ne duhet të dokumentojmë dhe besoj se ne ja kemi dalë atij qëllimi, me atë raport që paraqitet me shumë dokumente.

Edhe njëherë ju falënderoj për organizimin dhe ju garantoj se ne jemi shumë të vendosur, sikundër duhet të zgjerohemi në takime të tjera.

Ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së në zgjedhjet e 2021. Bashkërendimi me forca të tjera politike opozitare si Partia e Lirisë dhe nëse dëshirojnë shumë të mirëpritur edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Idrizit dhe të kemi një front të gjerë dhe eficent.

Të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë moral.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.