E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për ndryshimet në qeveri/ Rama emëroi përfaqësuesin e Ndragheta-s në Tiranë
Uncategorized

Berisha flet për ndryshimet në qeveri/ Rama emëroi përfaqësuesin e Ndragheta-s në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për emërimet e reja në qeveri.

Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, Berisha ka folur për emërimin e Arbian Maznikut si Ministër për Shtetin dhe Pushtetin Vendor.

Sipas Berishës, Mazniku është përfaqësuesi i Ndragheta-s në Tiranë. Berisha the se Mazniku është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie.

“Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën bashkautorët në krime atij. Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi, ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë. 
Duhet të bëni një analizë. 

Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju, e jo për mua. Ky ishte morali.
E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri, më thoni pak. 

Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndragheta-s në Tiranë, Maznikun. Njeriun që me ‘Eco Tiranën’ ka pasur ortak Miljorancin e Veronës, bosin e Ndragheta-s sipas autoriteteve italiane. 
Çfarë është Arbjan Mazniku? Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie”, tha Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.