E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Plagosi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori
Uncategorized

Vlorë/ Plagosi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori

Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar, i ciliu ka plagosur me mjet prerët (thikë) një 41-vjeçar.

Butë njoftojnë se autori i plagosjes u gjet pas disa orësh kërkime, ndërs aishte fshehur në banesën e vëllait të tij, aktualisht e pabanuar.

Njoftimi:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 41-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.