E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Do të dua përjetë’: Djali qan me dënesë pas dhuratës që i kujton nënën e vdekur
Uncategorized

‘Do të dua përjetë’: Djali qan me dënesë pas dhuratës që i kujton nënën e vdekur

Pasi gruaja e shtëpisë humbi jetën në korrik të këtij viti, Antonio Vargas nga Orlando, u sigurua që i biri të merrte një dhuratë të pazëvendësueshme për Krishtlindje, që do t’i kujtonte gjithnjë zërin e mamasë që nuk është më.

Ai ka publikuar momentin e dhënies së dhuratës në Facebook, madje i biri fillimisht turpërohet kur shikon që babai i ka blerë një majmun pellushi dhuratë, derisa kupton sa e veçantë ishte lodra që kishte në dorë. Me të shtypur duart e majmunit, nis të dëgjojë zërin e mamit që i thotë sa shumë e do dhe menjëherë shpërthen në lot.

“Ky është një moment shumë prekës për mua si prind, që zgjodha këtë majmun me rrahje zemre dhe zë, që t’i flasë djalit tim me zërin e mamasë,” shkruan Vargas në video. “Ajo vdiq në 4 korrik. Gjithmonë e thërrisnim djalin tonë majmuni ynë i vogël’ he në ditën e Krishtlindjeve ëndrra e tij u bë realitet. E dua burrin tim të vogël me gjithë zemër, babi të do shumë…”

Videoja prekëse ka prekur miliona njerëz në internet, duke marrë mbi 2 milion shikime dhe më shumë se 110 mijë shpërndarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.