E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku surprizon Balliun me replikën e papritur: Dëgjo ti bukurosh
Lajme

Balluku surprizon Balliun me replikën e papritur: Dëgjo ti bukurosh

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Kuvend iu përgjigj për herë të parë akuzave të opozitës për takimet e anëtarëve të qeverisë me mafian në Aruba. Ajo mohoi se ndonjë nga ministrat ka qenë në Aruba dhe kërkoi që akuzat të shoqërohen me emra konkretë.

Ministrja gjithashtu kërkoi që opozita, kur të citojë DASH-in, të përmendë edhe non gratën e Berishës.

Balluku ironizoi kreun e opozitës, Balliun, duke i drejtuar fjalë në mënyrë të ngjashme me ato që ai përdori ndaj kryeministrit Rama.

Ajo i bëri thirrje opozitës të shfrytëzojë kohën që i ka dhënë tkurrja e votave për të promovuar idetë e tyre dhe përmendi se partia e tyre ka një person non grata të shpallur nga Departamenti i Shtetit.

Balluku theksoi se investimet e huaja kanë arritur në 750 milionë euro, krahasuar me vitin 2013, duke përgënjeshtruar pretendimet negative të opozitës.

Ajo përfundoi duke mohuar me forcë praninë e saj apo të ministrave në Aruba dhe duke i kujtuar opozitës që të vendosin emra kur bëjnë akuza, duke ironizuar më tej për situatën e liderit të tyre historik dhe shpirtëror.

“Duke parë tkurrjen e votave u kemi lënë më shumë hapësirë të promovoheni, mirë do të ishte ta shfrytëzoni kohën. Ju jeni një parti me një perosn non grata të shpallur nga Departamenti i Shtetit.

Ti bukurosh, sepse lejohet besoj të të themi bukurosh meqë the bukurosh, gjatosh.

Të vendosin një standard për DASH-in është apo jo një bibël për ju?

Nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar duhet t’i referoheni edhe për liderin tuaj historik dhe shpirtëror.

Janë 750 milionë euro investime dhe krahasuar me vitin 2013, nuk po e them sesa ishin kur Edi Rama mori drejtrimin e vendit, kemi arritur në 750 milionë euro investime të huaja.

Ju investoni vazhdimisht për të bërë me baltë Shqipërinë.

Dëgjo bukurosh.

Nuk kemi qenë kurrë në Aruba, kur bën akuza vendosju emra sepse ne këtu nuk kemi shkuar në Aruba.

Ka filluar të besojë se është bukurosh. Mua nuk më janë dashur lekët sepse ne si fis jemi të bukur.

Ti ishte ai djali që shtriheshe te Unaza e sot kalon pa ndaluar me makinë me shpejësi”, tha Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.