Çfarë po ndodh me Bashkinë Himarë? Tavo “shkrin” IMT-në për herë të dytë për ndërtimet pa leje

Situata me ndërtimet pa leje në Bashkinë Himarë rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa kryebashkiaku Vangjel Tavo përballet sërish me probleme brenda strukturës që duhet të kontrollojë territorin.
Mësohet se kreu i bashkisë Himarë, Tavo ka ndërhyrë përsëri ndaj Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për shkak të ndërtimeve pa leje. Ai ka shkrirë IMT pasi u konstatua një ndértim pa leje. Kjo eshte hera e dytë që struktura përgjegjëse për kontrollin e territorit goditet gjatë drejtimit të tij.
Precedenti është i dokumentuar. Më 9 qershor 2025, Tavo pezulloi drejtuesin dhe punonjësit e IMT-së së Himarës, pasi në Dhërmi, Drimadhë dhe Jalë ishin evidentuar një sërë ndërtimesh pa leje. Në të njëjtën periudhë, IKMT ndërhyri në terren duke shembur katër objekte në Jalë dhe duke vijuar aksionin me objekte të tjera në Dhërmi.
Pikërisht përsëritja e së njëjtës situatë ngre pikëpyetjen kryesore: çfarë po ndodh me kontrollin e territorit në Bashkinë Himarë?
Nëse një strukturë shkrihet apo riorganizohet për shkak të ndërtimeve pa leje dhe, pas pak më shumë se një viti, problemi shfaqet përsëri, atëherë çështja nuk kufizohet vetëm te përgjegjësia individuale e inspektorëve. Pikëpyetjet shkojnë te funksionimi i të gjithë mekanizmit të kontrollit, mënyra se si evidentohen ndërtimet dhe përgjegjësia institucionale për lejimin e tyre.
Himara, Dhërmiu, Jala dhe zonat e tjera të rivierës janë ndër territoret me presionin më të madh të zhvillimit turistik dhe ndërtimor në vend. Për këtë arsye, kontrolli i territorit mbetet një prej çështjeve më të ndjeshme për administratën vendore.
Në qershor 2025, ndërhyrja e Tavos u shoqërua edhe me raportime për procedime lidhur me dyshimet për shpërdorim detyre nga punonjësit e strukturës.
Tashmë mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht se cilat ndërtime pa leje kanë shkaktuar ndërhyrjen e re, kush i ka lejuar ato, sa kohë kanë vijuar punimet dhe cilët zyrtarë do të mbajnë përgjegjësi.
Për herë të dytë, problemi duket se kthehet në të njëjtën pikë: ndërtohet pa leje dhe më pas kërkohen përgjegjësit brenda institucionit që duhej ta kishte parandaluar ndërtimin që në nisje.
Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh në HImarë, arrestohet pronari 39-vjeçar, në kërkim 3 punonjës të IMT
Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit gjatë sezonit turistik.
objekti-himare
HIMARË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, njëri prej kateve nën tokë.
Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit gjatë sezonit turistik.
Sipas Policisë, objekti ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe ishte ende në proces ndërtimi, por nuk dispononte leje ndërtimi.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe 3 punonjës të IMT, kryeinspektori dhe 2 inspektorë për “shpërdorim detyre”.
Njoftimi:
Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari.
Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.
Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



