E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse bie Tahiri, bie i gjithë sistemi kriminalo-kurruptiv që ka ndërtuar Edi Rama
Sot

Nëse bie Tahiri, bie i gjithë sistemi kriminalo-kurruptiv që ka ndërtuar Edi Rama

Nëse bie Tahiri, bie i gjithë sistemi kriminalo-kurruptiv që ka ndërtuar Edi Rama. Ndaj Edi Rama dhe makina e tij gjigande e propagandës është investuar për të sulmuar këdo, qoftë edhe socialistë, mjaft që të harrohet apo relativizohet Tahiri.

Edi Rama do që shqiptarët të mendojnë se Adriatik Llalla është më i kriminalizuar dhe më i korruptuar se Tahiri, i cili ka hyrë deri në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që drejtonte trafikun e drogës; do që shqiptarët të besojnë se ish-drejtorët e rrugëve janë peshq të medhenj dhe nuk ka nevojë për peshkun Tahiri; do që shqiptarët të besojnë se meqë ka rënë mbjellja e kanabisit, problemet që mund të ketë krijuar Tahiri janë zgjidhur ndaj çeshtja Tahiri nuk ka më rëndësi, pavarësisht se paratë e drogës po pushtojnë çdo qelizë të ekonomisë dhe Shqipëria është bërë autostradë e heroinës dhe kokainës.

Ata që duan të rrezojnë Ramën, duhet t’i mbajnë sytë tek Tahiri. Duhet ta bëjnë Tahirin etalon të matjes së çdo gjëje: reforma në drejtësi ka dështuar, nëse shpëton Tahiri; lufta kundër krimit ka dështuar, nëse mbetet i lirë Tahiri; lufta kundër korrupsionit ka dështuar, nëse nuk e gjen gjë Tahirin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.