RILINDJA E E RAMES i bëri “çeçenët” me viza
Dritan KABA

RILINDI ENDRRA E RAMES!
Dikur kryetar bashkie Rama i cilësonte çeçenë, që duhet të hyjnë me vizë në Tiranë.
Sot që ka tepsinë i vetëm, ja arriti t’i vendosë viza verilindjes së Shqipërisë dhe gjysmës tjetër të kombit, kosovarëve.
Vendosja e taksës së rrugës, që lidh si një aortë kombin, është fillimi i një ndarjeje të tij.
Perveç kësaj është edhe një taksë që i përkeqëson edhe më tej jetesën e kësaj pjese të vendit.
Kjo është një taksë që rëndon ekonominë dhe qarkullimin e mallrave dhe prodhimeve të këtyre qytetarëve. Produktet e tyre do shtrenjtohen dhe behen gati të pakonkurueshme në tregun shqiptar. Perveç vizave për njerëzit, kjo taksë është edhe tarifë doganore, për patatet, gështenjat, arrat, mjaltin e çdo prodhim tjetër të veriut të Shqipërisë.
Kjo do jetë edhe si doganë edhe vizë për gjysmën e kombit.
Vizë edhe me pagesë, edhe me tra!
Kjo eshte Rilindja, e tepsisë dhe timonit!
Drogë dhe P.P.P. modeli ekonomik i Rilindjes!
Kjo është çmenduria dhe paaftesia e një individi, që e vujanë të gjithë ata që kanë timon ose jo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



