E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Unë jam Populli!
Sot

Unë jam Populli!

Në vend që të heqësh doganën, shton trarët ndarës, sepse nuk e duron dot të flitet kosovarisht në Durrës, apo hasianen a pukianen në Shën Vasil. Nëse ke bezdi, ik ti! Të paktën tani e dimë përse janë bërë plot fanfara mbledhjet e qeverive Shqipëri-Kosovë dhe se shashka e presidentit kombëtar u fik nën malin e parave.
Patriotizmin e këtyre të Shqipërisë populli e ka provuar me detin, me varrezat, me lumenjtë, me PPP-ra, po ku shkoi patrotizmi i Thaçi and Co, apo qoftë i Haradinajt, i cili mund ta kishte refuzuar taksën nga krahu i vet, thjesht me i mbet një rybe patriotizmi…
A e mbaja mend shqiptarët që secili prej nesh i ka paguar dikur për Rrugën e Kombit qeverive Majko rreth 10 mijë lekë në emër të bashkimit (së paku ekonomik) të Kombit. Na i ktheni ato para, pastaj vërini take. Rrugën e kemi paguar ne, dhe për fatin e saj vendosim në. Bëj referendum sepse është fjala për çështje që i tejkalon peshën e çfarëdo qeverie të padinësh shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.